LAJMI I FUNDIT:

Javën e ardhshme pritet të shpallet tenderi për zgjedhjen e konsulentit i cili në emër të Qeverisë së RMV-së do të negociojë me Behtel-Enka

Javën e ardhshme pritet të shpallet tenderi për zgjedhjen e konsulentit i cili në emër të Qeverisë së RMV-së do të negociojë me Behtel-Enka

Javën e ardhshme pritet të shpallet tenderi për zgjedhjen e konsulentit i cili në emër të Qeverisë do të negociojë me Behtel-Enka për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10D.

Zv. kryeministri i parë, Artan Grubi pret që kësaj radhe zgjedhja e konsulentit të jetë e suksesshme ndërsa negociatat të përfundojnë në fund të tetorit kur edhe do të nënshkruhet kontrata. Nëse gjithçka shkon sipas procedurave, punimet në Korridoret 8 dhe 10D pritet të nisin në pranverë. Për momentin mbetet dilema nëse dikush do të mbajë përgjegjësi për tenderin e dështuar për mbikëqyrjen e punimeve të autostradave të paralajmëruara nga Behtel-Enka.

“Jemi në procedurë të rishpalljes dhe besoj se brenda javës së ardhshme do të shpallet tenderi për përzgjedhjen e konsulentit i cili në emër të Qeverisë do të negocion me konzorciumin Behtel&Enka për ta përfunduar kontratën dhe për të nisur ndërtimin e “Korridorit 8” dhe “Korridorit 10D”. Janë projekte jetike dhe nuk heqim dorë. Shpresoj se kësaj here zgjedhja e konsulentit do të jetë e suksesshme dhe të përfundon në mes të tetorit”, deklaroi Artan Grubi.