LAJMI I FUNDIT:

NASA prodhon me sukses oksigjen në Mars

NASA prodhon me sukses oksigjen në Mars

Një instrument me madhësinë e një ‘kutie dreke’ ka gjeneruar me sukses oksigjen në Mars, duke bërë punën e një peme të vogël.

Që nga shkurti i vitit të kaluar, eksperimenti i përdorimit të burimeve të oksigjenit në Mars, ose Moxie, ka prodhuar me sukses oksigjen nga atmosfera e pasur me dioksid karboni të planetit të kuq, transmeton Telegrafi.


Studiuesit sugjerojnë se një version më i madh i Moxie-t mund të dërgohet në Mars, për të prodhuar vazhdimisht oksigjen në shkallën e disa qindra pemëve, përpara se njerëzit të shkojnë në planet.

Moxie zbarkoi në sipërfaqen e Marsit si pjesë e misionit të roverit Perseverance nga NASA.

Në një studim, studiuesit raportojnë se deri në fund të vitit 2021, Moxie ishte në gjendje të prodhonte oksigjen në shtatë faza eksperimentale, në një sërë kushtesh atmosferike, duke përfshirë gjatë ditës dhe natës, dhe gjatë sezoneve të ndryshme marsiane.

Në çdo fazë, pajisja arriti qëllimin e saj për të prodhuar 6 gram oksigjen në orë – e ngjashme me normën e një peme modeste në Tokë.

Shpresohet se me kapacitet të plotë sistemi mund të gjenerojë oksigjen të mjaftueshëm për të mbështetur njerëzit sapo të mbërrijnë në Mars dhe të furnizojë një raketë për t’i kthyer njerëzit në Tokë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori