Teksa shqetësimet për situatën energjetike sidomos në Evropë po rriten në mënyrë dramatike, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë publikoi së fundi dokumentin për varfërinë energjetike e cila duket se do të jetë edhe më shqetësuese nga zhvillimet e fundit.
Ky dokument që është produkt i një studimi të mëparshëm përllogarit shifrat e popullsisë që nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpisë sipas standardeve që janë të vendosura për një jetesë cilësore.
Në këtë kontekst identifikohen dhe adresohet varfëria energjetike në palët kontraktuale të Komunitetit të Energjisë ku bën pjesë edhe Shqipëria.
“Energjia është thelbësore për të siguruar një standard të përshtatshëm jetese dhe shëndeti. Në Evropë, varfëria energjetike është një shqetësim në rritje që vë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien e miliona qytetarëve”, thotë Sekretariati.
“Sipas vlerësimeve të fundit, 7.4 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian nuk mund të mbajnë shtëpitë e tyre ngrohtë në mënyrë të përshtatshme. Në Palët Kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, pjesa e popullsisë në pamundësi për të përballuar komoditetin e duhur të ngrohjes është edhe më i lartë, duke filluar nga 9.5 për qind në Serbi në 35.8 për qind në Shqipëri”, vëren Sekretariati.
Dokumenti llogarit se nga 734 mijë familje në Shqipëri, ata që marrin ndihmë për përballimin e energjisë janë 213 mijë apo mesatarisht 29 për qind. Mbështetja financiare llogaritet në 22 milionë euro duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë ndër palët kontraktuese me më shumë fonde për varfërinë energjetike.
Por teksa studimi i Sekretariatit i publikuar në fund të vitit 2021 dhe i zhvilluar me politika dhe udhëzime gjatë këtij viti nxjerr në pah një tablo mbi varfërinë energjetike, situata reale për shkak të krizës ka ndryshuar edhe më tej.
Varfëria energjetike në kushtet e krizës që ka pushuar globalisht vendet pritet të rrisë më tej numrin e atyre që do të kenë tendencën të kursejnë duke mos u ngrohur në mënyrë të përshtatshme ashtu sikurse mund të rrisë numrin e vendeve me kufizime duke përkeqësuar treguesit.
Çmimet e energjisë në bursa janë rritur në mënyrë dramatike duke tejkaluar 1 mijë euro/mwh teksa vjeshta dhe dimri mbeten të paqartë për mënyrën sesi do të përballohet furnizimi dhe sa disponueshmëri energjie do të ketë në treg por mbi të gjitha me çfarë kostoje do të përballen vendet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'