LAJMI I FUNDIT:

Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, qytetarët protestojnë në Tiranë

Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, qytetarët protestojnë në Tiranë

Dhjetëra qytetarë kanë dalë të protestojnë në Tiranë pas ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë.

Protesta sensibilizuese nisi fillimisht në sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa të pranishëm janë edhe VIPA si Fifi, Afërdita Dreshaj, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja apo Evi Reçi.

Më pas ata kanë marshuar drejt Kryeministrisë dhe më pas drejt sheshit ”Skënderbej”.


Me thirrjet “Unë bërtita joooo” dhe me banderolën me po të njëjtat fjalë, ata po protestojnë në mënyrë paqësore.

Disa prej personave të njohur kanë shprehur opinionet e tyre në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Protestuesit kanë kërkuar që abuzuesit të dënohen maksimalisht dhe të ketë reagim nga organet. Ata kërkojnë që të jetojnë të sigurt në vendin e tyre, pa u ndjerë të rrezikuar në asnjë moment.

“Unë jam fëmijë, pizhamet e mia nuk janë seksi”.

“Dua të dal në park pa frikë”, shkruhet në disa prej pankartave të mbajtura nga qytetarët.

“Si thuhet n shqip jo dmth jo”, ishte pankarta e mbajtur nga artistja Beatrix Ramiosaj, shprehje e bërë virale nga ajo në rrjete sociale.

Ngjarja e rëndë që tronditi jo vetëm Kosovën nxiti protesta masive në Prishtinë.

Një numër i lartë qytetarësh protestuan duke kërkuar drejtësi për të miturën, duke dënuar autorët, të cilët tashmë janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Protestuesit në Prishtinë u vendosën përballë Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa rrugët në atë zonë u bllokuan plotësisht.

Qytetarët brohoritën dhe kanë marshuar me pankarta në duar duke përcjellë mesazhe dhe emrat ose fotot e autorëve të dyshuar.

Prokuroria Themelore e Prishtinës pritet të bëjë kërkesën e përcaktimit të masës së sigurisë nga Gjykata Themelore e të marrë një vendim për 5 të akuzuarit.

Autorët e dyshuar janë 19-vjeçari Shkëlqim Kameri, 27-vjeçari Ekrem Rexhepi, vëllai i tij i mitur G.Rexhepi dhe dy të miturit Xh.S. e G.J./TCH

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori