Ballafaqimin me të kaluarën e kemi vënë si kapitull të veçantë në kornizën e përgjithshme qё do duhej ta përfshinte marrëveshja finale me Serbinë. Nuk mund të ecim drejt të ardhmes, pa e adresuar të kaluarën, pa u ballafaquar me të, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij, në shënimin e Ditës ndërkombëtare të të zhdukurve me dhunë.
Ai ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar dhe po angazhohet për të vërtetën, për të gjitha zhdukjet me dhunë që kanë ndodhur në Kosovë, pa dallim etnie, prejardhje e komuniteti.
“Do të donim që këtë ta bënte Serbia, pra të ballafaqohej me të kaluarën e saj. E ta trajtonte seriozisht se si u bë që pas rënies së Millosheviqit u zbuluan pesë varreza të mëdha masive atje, me gjithsejtë 950 njerëz tonë të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer, në Batajnicë, Peruqac, Petrovo Selo, Rudnicë e Kizhevak”, tha kryeministri.
Ai tha se Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës në Kosovë, duke shtuar se dhe 23 vite pas, nuk tregon gatishmëri për nënshkrimin e marrëveshjes së propozuar, që do të kontribonte në zbardhjen e fatit të qytetarëve të Kosovës të zhdukur me dhunë.
“Ditën sot ne e nisëm në shtëpinë muze të familjes Qerkezi, në Gjakovë. Nëna Ferdonije ka ruajtur gjithçka të mbetur nga të gjithë familjarët e saj të zhdukur. Ajo nuk i ruan këto për kujtime, se në mendje i ka të gjitha. As ne nuk e vizitojmë që t’i kujtojmë, sepse nuk i harrojmë. Ai vend na shërben si dëshmi që politikat gjenocidale mbrohen ende. Askush nuk i ka kërkuar falje nënës Ferdonije. Askush nuk i ka dhënë asaj përgjegjësi. As nënës Nysrete, nënës Luljetë dhe shumë e shumë nënave të tjera”, tha ai.
“Nënat, baballarët, familjarët, qytetarët e Kosovës përbuzen për vuajtjet që ende kalojnë për shkak të luftës prej atyre që i kryen apo i përkrahen krimet ndaj tyre. Fëmijët që kurrë s’i njohën prindërit, që ua rrëmbyen bashkë me të drejtën për të përjetuar dashurinë e tyre. U rritën pa ta. E dhimbja e tyre rritet kur krimet mohohen, apo edhe vetëm kur minimizohen ato”.
Më tej ai tha se “kërkim falja dhe pendimi nuk e dimë se sa e zvogëlojnë dhimbjen e prindërve që kërkuan e kërkojnë fëmijët e tyre. Por mos kërkim falja e dimë që e rrit dhimbjen. Mos pendimi e thellon vuajtjen dhe zemërimin. Njohja e krimeve të kryera në Kosovë nga Serbia është minimumi i një politike njerëzore, pra kundër politikave gjenocidale”.
“Ne nuk do t’i harrojmë asnjëherë. Bota nuk duhet t’i harrojë asnjëherë. Na duhet drejtësi për të gjitha krimet e kryera gjatë luftës, dhe për çdo minutë të pritjes në ankthin më të tmerrshëm pas luftës. Ne nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”, tha Kurti.
Të pranishmëve iu drejtuan edhe Andin Hoti, Kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Ahmet Grajqevci nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, si dhe Flaka Zogu dhe Gramoz Berisha, në emër të familjarëve të personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A