Ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, që janë kusht për hapjen e kapitujve të negociatave për anëtarësim në BE, do të zhvillohen paralelisht me procesin e skriningut, apo të harmonizimit të ligjeve vendore me ato të BE-së.
Kështu thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duke komentuar kërkesat e opozitës për nisjen e procedurave për ndryshimin e Kushtetutës.
E zëshme në këtë kërkesë është partia maqedonase opozitare, OBRM-PDUKM, e cila shprehet e bindur se shumica parlamentare nuk i ka dy të tretat e votave për ndryshimin e aktit më të lartë juridik.
Ndryshimet e Kushtetutës, me të cilat pakica bullgare në Maqedoninë e Veriut do të njihej si popull shtetformues, janë pjesë e dokumentit të njohur si “propozimi francez”.
Ky propozim i ka hapur rrugë fillimit formal të negociatave të anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, në muajin korrik.
Megjithatë, ai është kundërshtuar nga opozita maqedonase, e cila ka thënë se minon shtetin maqedonas, dhe ka shkaktuar protesta e tensione.
Nga Qeveria në Shkup nuk japin ndonjë datë të saktë se kur mund të nisë procesi për ndryshimin e Kushtetutës, por kujtojnë se procesi i skriningut duhet të përfundojë deri në nëntor të vitit të ardhshëm.
Sonja Llukarevska, zëvendëskryetare e partisë në pushtet – Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) – thotë se pret që shumica parlamentare t’i ketë votat e mjaftueshme për ndryshime kushtetuese.
“Unë konsideroj se në këtë shumicë parlamentare ka shumë forca progresive që duan të ecin përpara, prandaj jam optimiste se amendamentet kushtetuese mund të kalojnë. Unë pres që secili që mendon për perspektivën evropiane të vendit tonë, që i mendon të mirën këtij shteti, do të votonte për ndryshimet kushtetuese”, thotë Llukarevska.
OBRM-PDUKM-ja ka thënë se nëse Qeveria është e bindur se i ka numrat në Kuvend, ajo duhet të ndërmarrë nismën për ndryshime kushtetuese.
“… nëse nuk kalojnë, atëherë Qeveria duhet ta pranojë propozimin [e opozitës] për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse Qeveria është e delegjitimuar dhe, në asnjë mënyrë, ky koalicion i LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) nuk mund të mbetet në pushtet”, ka deklaruar nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski.
Partitë shqiptare nuk i kanë komentuar polemikat mes partive maqedonase, por në prononcimet e deritanishme – si ato në pushtet, ashtu edhe ato në opozitë – kanë thënë se i mbështesin ndryshimet kushtetuese, “për t’i hapur rrugë perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut”.
Ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat e votave, apo me votat për të 80 prej 120 deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Me votat e deputetëve të opozitës shqiptare, numri i mbështetësve të ndryshimeve kushtetuese arrin në 74, që do të thotë se shumicës i nevojiten edhe 6 vota të deputetëve të OBRM-PDUKM-së.
Aleksandar Kërzhallovski, njohës i çështjeve politike, thotë se pushteti nuk është i interesuar në inicimin e ndryshimeve kushtetuese në këtë fazë.
“Sa i përket pushtetit… gjithsesi se nuk i konvenon të ketë zgjedhje të parakohshme, për shkak të pakënaqësisë në rritje me krizën e rëndë [ekonomike] që ka përfshirë vendin. Kësaj, kur t’i shtohen edhe pakënaqësitë e mëparshme [me propozimin francez], atëherë rezultati nuk do të ishte në favor të pushtetit aktual”, thotë Kërzhallovski.
Në një prononcim javën e kaluar, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka thënë se “është shumë e vështirë të arrihet shumica e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese në këtë përbërje parlamentare”./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri