LAJMI I FUNDIT:

WEY Yuanmeng duket sikur ka ardhur nga vitet pesëdhjetë

WEY Yuanmeng duket sikur ka ardhur nga vitet pesëdhjetë

Prodhuesit kinezë të automjeteve kanë prodhuar disa vetura të dizajnuara shkëlqyeshëm, dhe një prej tyre është padyshim WEY Yuanmeng.

Ndërsa shumica e prodhuesve miratojnë një dizajn radikal dhe futurist, WEY ka bërë diçka krejtësisht të kundërt me modelin e tij Yuanmeng, i cili është frymëzuar nga makinat e viteve 1950.

Yuanmeng është frymëzuar nga ORA Punk Cat, një makinë me dizajn retro nga Great Wall Motors, dhe tani është shfaqur për herë të parë përpara debutimit të saj global. Ky model ka pesë dyer si Punk Cat. por modelet ndryshojnë dukshëm.


Para së gjithash, ndryshimi është në dizajnin e pjesës së përparme, e cila dominohet nga një grilë e madhe me rrasa kromi të vendosura horizontalisht. Dekorimet e kromit vazhdojnë edhe në pjesën e poshtme, të pranishme edhe rreth dritave. Gjithashtu, kapuçi është i dekoruar me krom, panelet e pjesës së përparme dhe pasqyrat anësore. Dhe ndërsa shumica e prodhuesve mendojnë se kromi është jashtë modës, WEY mendon qartë të kundërtën.

https://www.youtube.com/watch?v=wAfbtpuQjJI

Dizajni intrigues vazhdon në profilin me parafango të gjerë përpara dhe të pasmë, rrota kromi, doreza të dyerve të kromuara, ndërsa në pjesën e pasme janë dritat e pasme ovale, një mbulesë e theksuar e rrotave rezervë dhe një parakolp anësor i kromit.

Fotot e brendshme zbulojnë tre ndenja ajri në pjesën qendrore të pultit të dekoruar me krom, një grup dixhital, një ekran qendror të sistemit infotainment dhe një ekran shtesë për pasagjerin. Brendësia është e dekoruar me një tastierë qendrore lundruese dhe sipërfaqe të mbuluara me lëkurë.

WEY Yuanmeng do të shitet vetëm me një motor hibrid plug-in që kombinon një motor 1.5 litërsh turbo benzine dhe një motor elektrik, të cilët kombinohen për të dhënë 238 kuaj/fuqi dhe 520 Nm çift rrotullues. Kjo makinë shoqërohet me një transmetim të dyfishtë me nëntë shpejtësi, dhe distanca elektrike e makinës është 195 kilometra. /Telegrafi/