LAJMI I FUNDIT:

Musliu-Shoshi i kërkon Kurtit të raportoj në Kuvend për dialogun

Musliu-Shoshi i kërkon Kurtit të raportoj në Kuvend për dialogun

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu Shoshi ka thënë se opozita nuk duhet të gjykohet nëse i shkon ose jo Kurtit në takim, të paktën nuk po e aplikon reciprocitetin me shkaktu trazira, protesta e vrasje në rrugë.

Musliu Shoshi ka shkruar në Facebook se si opozitë po e përkrahin marrëveshjen finale, bile as kritikë nuk ka.

“Aty këtu ndonjë cicërimë. Shteti ka vlerë si me pushtet si pa pushtet. Prandaj, dialogun nuk e shfrytëzojmë si betejë të brendshme për vota. Sa për rikujtim, VV ka kërku të ketë raportim për dialogun e marrëveshjet në Kuvend, para dhe pas çdo takimi në Bruksel, sot i thërret vetëm liderët por kërkesë e Kurtit ishte raportimi në Kuvend para deputetëve e qytetarëve. Sot kur kërkesa për llogaridhënje e transparencë është më e pritshme se kurrë, nga kjo qeveri ka vetëm heshtje dhe injorancë. Një e mirë në shumë të këqija po ndodhë, Kryeministri po e sheh që “Me kanë lehtë me majtë shpi, Kola jem i kish majtë dy”, ka shkruar ajo.