LAJMI I FUNDIT:

Hiqni rriqrat menjëherë me produktet që keni në kuzhinë

Hiqni rriqrat menjëherë me produktet që keni në kuzhinë

Vera është koha kur nuk është e pazakontë që rriqrat të fshihen në bar

Është më së miri që menjëherë pasi të ktheheni nga pikniku të shkoni të bëni dush dhe të lani flokët mirë.

Fatmirësisht, në çdo kuzhinë ekziston një artikull ushqimor me ndihmën e të cilit në sekondë do ta hiqni rriqrën, transmeton Telegrafi.


Nëse rriqra megjithatë është futur në lëkurë, mund ta nxirrni me ndihmën e pincës, por do të duhej të dini saktësisht ta kapni këtë parazit në mënyrë që ta nxirrni komplet nga lëkura.

Nëse nuk jeni edhe aq të shkathët në këtë, më mirë është të kërkoni ndihmën e mjekut.

Cili është ai artikull i cili ndihmon që të lirohemi nga ky sulmues?

Fjala është për kripën, sepse rriqrat nuk e tolerojnë atë. Në vendin ku është rriqra vendosni kripë dhe mbi të mbani një copë fashe apo garze 20 minuta. Vetë do të dalë jashtë.

Si të hiqni rriqrën pa piskatore dhe pa fije peri: Një truk për ta larguar atë në mënyrë të sigurt në vetëm disa sekonda
Lexo po ashtu Si të hiqni rriqrën pa piskatore dhe pa fije peri: Një truk për ta larguar atë në mënyrë të sigurt në vetëm disa sekonda

Edhe një gjë ndihmon, ai është alkooli. Një copë fashe apo garze njomeni mirë me alkool dhe me lëvizje të shpejta lyeni vendin ku gjendet rriqra në drejtim të kundërt të akrepave të orës.

Lëkura do të nxehet dhe ai do të dalë, por vetëm sigurohuni që asnjë pjesë e trupit të tij të mos mbetet në lëkurë. Nëse nuk keni alkool mjekësor, mund të përdoret edhe rakia.

Këshillë plus

Mos aplikoni vaj ushqimi në vendin ku ndodhet rriqrat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori