LAJMI I FUNDIT:

Frontmeni i ‘Asgjë Sikur Dielli’ reagon për paraqitjen e flamurit kombëtar me yll në performancën e grupit: S’ka të bëjë me komunizmin

Frontmeni i ‘Asgjë Sikur Dielli’ reagon për paraqitjen e flamurit kombëtar me yll në performancën e grupit: S’ka të bëjë me komunizmin

Mbrëmë (e diel) është mbajtur nata e fundit e festivalit “Sunny Hill”, në Tiranë.

Në skenën e madhe të këtij festivali u ngjitën pas shumë vitesh grupi i njohur i muzikës rock, ‘Asgjë Sikur Dielli’.


Mirëpo në një moment kur ata po bëheshin gati të interpretonin këngën e tyre “Ku ka me mire se me qene shqiptar?”, në prapavijë është shfaqur flamuri kombëtar me yllin e komunizmit sipër.

Foto: Isa Myzaraj

Imazhet nga kjo pjesë e koncertit kanë filluar të shpërndahen me të madhe në rrjetet sociale, me shumë prej fansave që e quajtën ofendues paraqitjen e këtij imazhi për shqiptarët e vuajtur nga sistemi komunist.

Flamuri kombëtar me yllin e komunizmit në skenën e festivalit 'Sunny Hill' në Tiranë, reagon Erion Veliaj
Lexo po ashtu Flamuri kombëtar me yllin e komunizmit në skenën e festivalit 'Sunny Hill' në Tiranë, reagon Erion Veliaj

E lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar publikisht frontmeni i grupit ‘Asgjë Sikur Dielli’, Alban Nimani, përmes një statusi në rrjetin social Twitter.

“Video klipi i këngës ‘Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?’ është publikuar në vitin 2005, dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike”, ka shkruar Nimani.

Tutje ai shtoi se është i vetëdijshëm që flamuri kombëtar nuk ka yll dhe se shfaqja e imazhit gjatë performancës së tyre nuk kishte të bënte asgjë me komunizmin.

“Flamuri kombëtar me yll, s’ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në video klip shembet komunizmi. Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, ne i përkasim familjeve të persekutuara. Është vetëm ‘rock and roll’”, përfundoi vokalisti i ‘Asgjë Sikur Dielli’.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe vet Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, i cili e quajti gjithçka skenike dhe asgjë që ka të bëjë me ofendimin ndaj shqiptarëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë

Magazina
Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta

Ngeli shtatzënë në Big Brother? Sara Gjordeni tregon të vërtetën pas thashethemeve të shumta

Magazina
U rrëzua nga shkallët? Publikohet një fotografi e Egla Cenos gjatë vizitës mjekësore në spital

U rrëzua nga shkallët? Publikohet një fotografi e Egla Cenos gjatë vizitës mjekësore në spital

Magazina
Dea Mishel

Dea Mishel "çmend" rrjetin me fotografitë në plazh - thekson linjat trupore

Magazina
Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona do të bëhen prindër për herë të dytë

Robin Krasniqi dhe bashkëshortja e tij Marigona do të bëhen prindër për herë të dytë

Magazina
Martohet ish-e dashura e Don Xhonit, modelja ruse Ariana Lirey

Martohet ish-e dashura e Don Xhonit, modelja ruse Ariana Lirey

Magazina
Kalo në kategori