LAJMI I FUNDIT:

Flamuri kombëtar me yllin e komunizmit në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë, reagon Erion Veliaj

Flamuri kombëtar me yllin e komunizmit në skenën e festivalit ‘Sunny Hill’ në Tiranë, reagon Erion Veliaj

Mbrëmë (e diel) në natën e fundit të festivalit “Sunny Hill” në Tiranë është shfaqur një imazh që ka befasuar mbarë shqiptarët.

Bëhet fjalë për flamurin kombëtar me yllin e komunizmit mbi të, e cila për një moment i riktheu shumë shqiptarë në vitet e errëta të këtij regjimi në shekullin e kaluar.


Një paraqitje e tillë u pa si ofenduese për shumë bashkëkombës dhe familje që kanë vuajtur në vitet e vështira të asaj kohe.

Flamuri kombëtar me yllin e komunizmit sipër shfaqet në ekranin e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë (Foto: Isa Myzyraj)

Mes reagimeve të shumta në rrjetet sociale, kjo bëri që në Twitter të ketë një deklaratë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj si mbështetës i këtij festivali, me projektin e sivjetmë “Tirana kryeqytet evropian i rinisë”, ka shkruar në Twitter se imazhi i tillë është satirë e një kënge të interpretuar nga grupi Asgjë Sikur Dielli.

Për herë të parë pas Big Brother VIP, publikohet fotografi e përbashkët e Borës dhe Donaldit në rrjetet sociale
Lexo po ashtu Për herë të parë pas Big Brother VIP, publikohet fotografi e përbashkët e Borës dhe Donaldit në rrjetet sociale

“Nuk luftohet komunizmi me metoda komuniste! Kënga është një satirë ndaj regjimit! Alban Nimani – dhëndër në Tiranë në një nga familjet më të përndjekura – e ka prodhuar para tetë viteve! Uroj të luftoni me të njëjtin zell sekretarin e PPSH në krye të PD dhe sigurimin aleat”, shkroi kryetari i Tiranës në Twitter.

Kënga me titull “Ku ka me mire se me qene shqiptar?” e Asgjë Sikur Dielli, ka të shfaqur imazhin e flamurit kombëtar me yllin e komunizmit edhe në videon e tyre shoqëruese të këngës në YouTube.

Festivali “Sunny Hill” në Tiranë përndryshe solli në skenë emra të njohru vendorë dhe ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori