LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup gjobiten 21 shoferë nën ndikim të alkoolit

Në Shkup gjobiten 21 shoferë nën ndikim të alkoolit

Gjatë mbrëmjes së kaluar në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 04:00 në territorin e SPB- Shkup është kryer kontroll i përforcuar për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë makinat nën ndikimin e alkoolit me çka janë sanksionuar 21 shoferë.

Gjatë kontrollit, siç njofton MPB janë regjistruar edhe 20 shkelje të tjera.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë dhe në ditët në vijim, paralajmëron MPB dhe apelon deri te qytetarët që të respektojnë rregullat në komunikacion.