LAJMI I FUNDIT:

Angelina Jolie duket e freskët dhe tërheqëse, teksa fotografohet duke blerë bimë në një dyqan në Los Angeles

Angelina Jolie duket e freskët dhe tërheqëse, teksa fotografohet duke blerë bimë në një dyqan në Los Angeles

Angelina Jolie dukej rrezatuese teksa doli në Los Angeles të shtunën me djalin Konx, 14 vjeç.

Aktorja 47-vjeçare ishte veshur me një fustan të bardhë teksa bënte blerje bimësh me djalin e saj adoleshent, shkruan DailyMail.


Gjithmonë elegante, bukuroshja e kombinoi me veshjen e saj me një palë syze dielli me ngjyrë të errët.

Pamja e aktores veterane ishte mjaft e freskët dhe tërheqëse.

Nëna e gjashtë fëmijëve ndjehej komode në një palë sandale të bardha të markës “Valentino”.

Ajo tregoi tatuazhin e saj fisnor me shumë rreshta të lyer me bojë në krahun e saj të majtë, ndërsa kalonte kohë me djalin e saj.

Jolie mbante një çantë lëkure elegante ngjyrë kafe mbi supe, ndërsa bleu disa bimë në një dyqan lokal.

Knox kishte veshur një bluzë me printe grafike me pantallona sportive të zeza dhe një palë atlete të bardha dhe gri.

Së fundmi u zbulua se Angelina ishte ‘Jane Doe’ e famshme që paditi FBI-në pasi ata mbyllën një hetim ndaj ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt, 58 vjeç.

Ajo kishte përdorur këtë pseudonim në mënyrë që të mos njihej publikisht ai Angelina.

Akuzat e ngritura ndaj ish-bashkëshortit të saj përfshijnë ato të plagosjes dhe dhunës në një konflikt familjar, në vitin 2016.

Një raport i fundit i rrjedhur i FBI-së ofroi detaje të mëtejshme në lidhje me sjelljen e aktorit Pitt gjatë grindjes së mirë-dokumentuar me Jolien.

Raporti, i lëshuar në fillim të këtij muaji, pretendon se ai ushtroi dhunë mbi Angelina Jolien gjatë një fluturimi me aeroplan privat.

Jolie dhe Pitt – martesa e të cilëve u prish në vitin 2016 pas incidentit gjatë fluturimit – janë prindër të gjashtë fëmijëve. Ata kanë vajzën Shiloh, 16 vjeçe, binjakët Knox dhe Vivienne, 14 vjeç, vajzën Zahara, 17 vjeçe, si dhe djemtë Maddox, 21 dhe Pax, 18 vjeç.

Tre nga fëmijët e tyre janë të birësuar nga jashtë – Zahara nga Etiopia, Pax nga Vietnami dhe Maddox nga Kamboxhia – dhe Angelina lindi tre të tjerët. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori