LAJMI I FUNDIT:

EMV-ja shet tepricat e natës në ankand, dematojnë deklaratën e Hristijan Mickoskit

EMV-ja shet tepricat e natës në ankand, dematojnë deklaratën e Hristijan Mickoskit

SHA EMV shet teprica të energjisë elektrike gjatë natës përmes ankandit publik dhe ofertave nga blerësit e interesuar.

Siç informojnë nga kompania, për periudhën prej 20 deri më 26 gusht të këtij viti janë shitur 1750 megavat orë energji elektrike me çmim prej 303 euro për megavat orë.

Oferta, theksojnë, kanë dhënë katër ofertues dhe ofertat e tyre të fundit në fund të ankandit ishin: 140, 266, 293 dhe 303 euro për megavat orë.


“Është zgjedhur oferta më e lartë e cila është marrë. Duke i marrë parasysh çmimet e marra nga shumë ofertues, është e qartë se çmimi i arritur është ai që është real për gjashtë ditët në fjalë”, thonë EMV-ja.

Theksojnë se në ankandet e tyre për tepricat e energjisë së tepërt të natës nga ora 02:00 deri në orën 07:00 mund të regjistrohet të blejë çdo subjekt i cili është në tregun e lirë: tregtarë, subjekte ekonomike, institucione shtetërore etj., nëse kanë nevojë për energji elektrike në ato orë.

Në lidhje me deklaratat dhe krahasimet e liderit të OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristijan Mickoski, nga EMV-ja thonë se nuk i shesin energji HUPEX-it, por shesin në vend.

“Të gjitha shpenzimet më tutje nëse ajo energji nxirret jashtë, i mban blerësi, siç janë dhënia me qira e objekteve ndërkufitare dhe shpenzimeve të tjera të tregtimit në bursë, të cilët e rrisin çmimin përfundimtar në bursë”, sqarojnë nga SHA EMV.

Nga kompania theksojnë se kur lideri i OBRM-PDUKM-së dëshiron të flasë në temën e shitblerjes së energjisë elektrike, sërish kujton se Mickoski është ai i cili gjatë në mandatin e tij në SHA EMV, “ka blerë energji elektrike nga 250 euro për megavat orë në kohë kur energjia elektrike shitej nga 70 euro për megavat orë”.

“Çdo njeri me të paktën pak dinjitet personal do të mendojë para se të hyjë në shtrembërime të tilla të fakteve si ajo e sotmja, dhe paraqitje të rreme të të dhënave në kushtet e krizës globale energjetike, ndërkohë për procedurat e veta kur nuk ka pasur krizë-asnjëherë nuk ka dhënë përgjigje”, porositin nga SHA EMV.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike

Drejtësi
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

Kronika e Zezë
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë

Lajme
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet

Lajme
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim

Lajme
Kalo në kategori