LAJMI I FUNDIT:

Finlanda u bën thirrje njerëzve të shkojnë më pak në sauna

Finlanda u bën thirrje njerëzve të shkojnë më pak në sauna

Një fushatë kombëtare në Finlandë që synonte kursimin e energjisë përfshinte një thirrje për finlandezët për të përdorur saunat më pak, përveç uljes së ngrohjes me një gradë Celsius dhe për të bërë dush më të shkurtër.

Fushata e quajtur “një shkallë më pak” duhet të fillojë më 10 tetor, tha për AFP Kati Laakso, zëdhënëse e agjencisë shtetërore për promovimin e energjisë së qëndrueshme (Moriva).

Saunat gëzojnë një status kulti në Finlandë dhe ka rreth tre milionë të tilla për një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, raporton euronews.


“Njerëzit me të vërtetë nuk kanë nevojë të shkojnë në sauna çdo ditë, ndoshta një herë në javë do të ishte e mjaftueshme”, tha Laakso. Në këtë fushatë, finlandezët gjithashtu do të inkurajohen të ndalojnë ngrohjen e garazheve të tyre.

“Këto janë vetëm mundësi. Shpresojmë që njerëzit të kuptojnë se na pret një dimër i vështirë dhe të ndjekin vullnetarisht këshillat”, tha Kati Laakso.

Është hera e parë që nga kriza e naftës e viteve 1970 që një fushatë kombëtare për të kursyer energji është nisur në Finlandë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Mikpritja e së ardhmes: Fotografia e recepsionistes virtuale bëhet virale në rrjete sociale

Mikpritja e së ardhmes: Fotografia e recepsionistes virtuale bëhet virale në rrjete sociale

Virale
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Një burrë i dehur kishte vendosur të

Një burrë i dehur kishte vendosur të "përleshej" me një piton teksa kthehej në shtëpi - dhe sigurisht, doli humbës

Fun
A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

A mund ta dalloni pse zyrtarët japonezë kërkuan që kjo fotografi e ministrave të modifikohej?

Interesante
Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Virale
Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Brenda rrokaqiellit të ri më të mirë në botë

Interesante
Kalo në kategori