LAJMI I FUNDIT:

Liga e Kampionëve 2022/23: Top klube, shumë yje të futbollit dhe miliona euro për pjesëmarrësit

Liga e Kampionëve 2022/23: Top klube, shumë yje të futbollit dhe miliona euro për pjesëmarrësit

Liga e Kampionëve fillon sot, jo me ndeshje, por me hedhjen e shortit që është një hapi i parë në garën e madhe.   

Rruga është e gjatë dhe e ndërlikuar. Ajo do të fillojë me shortin e sotëm pasdite në orën 18:00 në Stamboll dhe do të përfundojë deri më 10 qershor të vitit 2023 në finalen që zhvillohet në Stadiumin Olimpik Ataturk.


Real Madridi dhe Barcelona shihen favorit nga Spanja, ndërsa në mesin e rivalëve për trofe janë edhe emra si Liverpool, man City, Bayern Munich, Chelsea, Juventus, Milan, Inter dhe PSG.

Eintracht, e dëshiruara e të mëdhenjve

Eintracht është rival që pëlqehet nga klubet e vazos së dytë, pasi që ajo gjendet në vazon e parë pasi fitoi Ligën e Evropë. Real Madrid mund të kap një kundërshtar si Chelsea, Liverpool ose Juventus. Borussia Dortmund dhe Inter do të jenë skuadrat që do të duhet të shmangen në vazon e tretë, me Marseillen dhe Celticun, që spikasin në vazon e katërt.

Prania e Kupës së Botës nga data 20 nëntor, detyron fazën e grupeve të përfundojë më 2 nëntor, një muaj më herët se zakonisht.

Nuk do të ketë përplasje mes skuadrave të të njëjtit vend në grupe.

Miliona euro për klubet

Klubet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve do të ndajnë mbi 2 miliardë euro. Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse fillon me fitimin e shumës prej 15.64 milionë. Atyre iu shtohen 2.8 milionë për fitore dhe 930 mijë euro për barazimin në fazën e grupeve .

Klubet që arrijnë në 1/16 do të marrin nga 9.6 milionë, 10.6 milionë për çerekfinale, 12.5 milionë euro për gjysmëfinalen dhe 15.5 milionë për finalen.

Kampion do të fitojë 4.5 milionë të tjera, plus 3.5 milionët për pjesëmarrjen në Superkupën e Evropës dhe 1 milionë shtesë në këtë garë.

‘Market pool’ do të shpërndajë 300.3 milionë euro, të shpërndara sipas vlerës së çdo tregu televiziv në çdo vend. 100 milionë euro do të shkojnë për skuadrat e fazave të mëparshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori