LAJMI I FUNDIT:

Shpejt dhe lehtë – pastroni hekurin e ndryshkur me paracetamol

Shpejt dhe lehtë – pastroni hekurin e ndryshkur me paracetamol

Një metodW për pastrim me paracetamol tani është shpërndarë nga mijëra në mediat sociale.

Këshilla e pastrimit ndihmon në vendosjen në funksionin të një hekuri të ndryshkur duke përdorur një paketë paracetamol që kushton pak. Truku është ndarë në TikTok nga një përdoruese me emrin Carrie Pendle, e cila tregon hap pas hapi se si arrin në rezultatin e dëshiruar.


Ajo shkroi: “Babai fjalë për fjalë më detyroi të filmoja këtë metodë pastrimi për TikTok dhe ai vazhdon të më pyesë nëse është bërë virale akoma, kështu që ja ku jemi”.

@carriependle

Dad literally forced me into filming his “cleaning hack” for “the Tik Tok” and he keeps asking me if he’s gone viral yet so here we are 😂 #cleaning

♬ Let’s Do It Again – J Boog

Metoda:

  1. Filloni duke ngrohur hekurin tuaj kështu që është shumë i nxehtë

  2. Merrni një tabletë paracetamol duke përdorur piskatore dhe fërkojeni tabletën në pjesët e ndryshkura në hekurin tuaj

  3. Pasi të keni mbaruar, fikni hekurin e pastër dhe përdorni një leckë për të fshirë hekurin

  4. Sigurohuni që të jeni të kujdesshëm kur fshini hekurin e pastër pasi mund të jetë akoma i nxehtë. /Telegrafi/