LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër fillon aplikimi për subvencione për biçikleta dhe trotinete elektrike në Shkup

Nga nesër fillon aplikimi për subvencione për biçikleta dhe trotinete elektrike në Shkup
Foto: Ilustrim

Bashkia e Shkupit në ueb-faqen e saj nesër do të publikojë dy Thirrje publike për subvencionimin e qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e biçikletave në vitin 2022, si dhe për subvencionimin e qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për blerjen e trotineteve elektrikë në vitin 2022, gjë për të cilën mund të aplikojnë qytetarët.

Nga Bashkia e Shkupit thonë se qëllimi i thirrjeve publike është përmirësimi i cilësisë së mjedisit jetësor, përkatësisht përmirësimi i cilësisë së ajrit në qytetin e Shkupit dhe përmirësimi i shëndetit të njerëzve, nëpërmjet stimulimit të qytetarëve të qytetit të Shkupit për përdorimin e biçikletave dhe trotineteve elektrike, gjë që do të zvogëlonte ndotjen e shkaktuar nga trafiku rrugor.

“Mjetet që Bashkia e Shkupit do t’i subvencionojë për biçikleta janë në vlerën 50% të vlerës së një biçiklete, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale. Për trotinetet elektrike mjetet që do të subvencionojë Qyteti i Shkupit janë në vlerën 30% të vlerës së një trotineti elektrik, por jo më shumë se 8.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale”.


“Informacione më të detajuara për të drejtën për pjesëmarrje në thirrjet publike, kushtet që duhet të plotësojë aplikuesi, mënyrën e aplikimit, mënyrën e realizimit të thirrjeve, si dhe mënyrën e realizimit të së drejtës për kompensim, qytetarët mund të marrin në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk”, thuhet në njoftim.

Përveç informacioneve, qytetarët nga nesër në ueb-faqen e Bashkisë së Shkupit do të mund të shkarkojnë edhe formularin e Kërkesës për subvencionim për blerje, si dhe formularin e Deklaratës, e cila duhet të jetë e noterizuar. Thirrjet publike do të shpallen veçmas në ueb-faqe, ndërsa dokumentacioni përkatës mund të depozitohet pranë Arkivit të Qytetit të Shkupit.

“Thirrja publike do të zgjasë deri më 01.11.2022 ose deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara nga Buxheti i Bashkis së Shkupit për këtë qëllim, në varësi të faktit se cili kusht do të paraqitet i pari. Bashkia e Shkupit për vitin 2022 ka siguruar më shumë mjete për subvencione, përkatësisht vetëm për këto thirrje publike janë parashikuar 12 milionë denarë për subvencione për biçikleta dhe 3 milionë denarë për trotinete elektrike”, thuhet në njoftim.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori