LAJMI I FUNDIT:

Çerdhet publike nga sot në grevë  

Çerdhet publike nga sot në grevë  
Foto: Arkiv

Nga sot çerdhet publike do të fillojnë grevën në gjithë Kosovën.

Kryetari i këshillit grevist të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka paralajmëruar se deri në realizimin e kërkesave të tyre, në grevë do të përfshihet i gjithë sistemi arsimor.

Ai thekson se nuk dihet se kur do të përfundojë greva, derisa i bën thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë qasjen dhe të realizojë kërkesat për mbështetje prej 100 euro për sektorin publik.


“Greva do të vazhdojë deri në zgjidhjen e kërkesave, është ardhur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Jo nga SBASHK-u ose ndonjë federatë, por nga BSPK dhe në pajtueshmëri edhe të SBASHK-ut dhe të federatave të tjera. Do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të BSPK-së dhe federatave të tjera drejtuara qeverisë”, thekson Jasharaj.

Ai shton se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, muajve të fundit, është angazhuar për nxitjen e dialogut me qeverinë.

Megjithatë, Jasharaj tregon se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ai komenton edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se paralajmërime të tilla janë kërcënim dhe bojkot.

“Jo, nuk është kërcënim as bojkot dhe se mund të ketë grevë të përgjithshme e kemi paralajmëruar qeverinë përmes mediave dhe përmes shkresave tani e sa muaj. Kemi insistuar dhe jemi angazhuar për dialog. Qeveria Kurti asnjë milimetër nuk e ka bërë në këtë çështje, nuk ka pranuar dialog dhe as të merret me kërkesat tona. Greva ka ardhur si produkt i kësaj çështje, i mungesës së dialogut”, shton Jasharaj për KosovaPress.

“Nga përshtypjet e tyre që na i thënë është se SBASHK-u, sikur herëve të tjera do të jetë unik dhe i tërë sistemi arsimor do të jetë në grevë. Mirëpo, natyra e kësaj greve ndryshon tek arsimi, pasi që nga e enjtja në grevë do të kemi çerdhet e Kosovës, ndërsa mësimdhënësit do të jenë në vende të punës, por nuk do të kryejnë asnjë detyrë që do ta kryenin në rrethana normale”, përfundon ai.

Këshilli Grevist i BSPK-së sot në orën 10:00 do të vizitojë çerdhen “Yllkat” dhe më pas do të takojë shërbyesit civilë në Komunën e Prishtinës dhe gjykatat.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori