LAJMI I FUNDIT:

Aktori Faruk Begolli përkujtohet në 15-vjetorin e vdekjes

Aktori Faruk Begolli përkujtohet në 15-vjetorin e vdekjes
Foto: Screenshot/Facebook

Në një mjedis me shumë artdashës, vepra, jeta dhe kontributi i Faruk Begollit u cilësuan tejet të rëndësishme për filmin dhe teatrin në Kosovë.

Në këtë ngjarje morën pjesë këshilltari i ministrit të MKRS-së, Liburn Jupolli, sekretari i MKRS-së, Bislim Bislimi, drejtori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Kushtrim Sheremeti, regjisorë të filmave dhe aktorë.

Këshilltari i ministrit Çeku, Liburn Jupolli në fjalën e tij ka thënë se Faruk Begolli ishte një prej figurave qendrore të zhvillimit të profilit të aktrimit, teatrit dhe kinematografisë në Kosovë, duke theksuar se ai ishte personalitet që dha kontribut të jashtëzakonshëm në arsim për brezat e rinj.


Foto: Screenshot/Facebook

Aktori Faruk Begolli ka studiuar në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd. Ai ishte bashkëthemelues i Degës së Aktrimit në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës si dhe bashkëthemelues i Teatrit “Dodona” në Prishtinë.

Të gjitha lajmet nga Faruk Begolli
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Faruk Begolli

Jeta e tij artistike ishte mjaft e pasur me role, kishte luajtur në më shumë se 60 filma.

Foto: Screenshot/Facebook

Në oborrin e Ministrisë së Kulturës sot deri në orën 24:00 do të shfaqen filma në të cilët ka luajtur aktori Faruk Begolli.

Në trend Magazina

Më shumë
Përse Shakira nuk është martuar akoma me të dashurin dhe babanë e fëmijëve të saj, Gerard Pique?

Përse Shakira nuk është martuar akoma me të dashurin dhe babanë e fëmijëve të saj, Gerard Pique?

Rrëfimi i Avril Lavigne për sëmundjen e rëndë: Më është dashur të pranoja se po vdisja dhe e ndjeja sikur më shuhej trupi

Rrëfimi i Avril Lavigne për sëmundjen e rëndë: Më është dashur të pranoja se po vdisja dhe e ndjeja sikur më shuhej trupi

Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit

Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit

Magazina
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi

‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi

Magazina
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother

Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother

Magazina
Zbulohet historia e 'gruas' së re të Kanye West: Bianca Censori është fëmija i një familje famëkeqe kriminele, xhaxhai i së cilës quhej

Zbulohet historia e 'gruas' së re të Kanye West: Bianca Censori është fëmija i një familje famëkeqe kriminele, xhaxhai i së cilës quhej "Al Capone i Melburnit"

Kalo në kategori