Ish-ministri i Energjisë: Vendi nuk do ta kishte këtë krizë nëse do të ndërtohej ‘Kosova e Re’
![Ish-ministri i Energjisë: Vendi nuk do ta kishte këtë krizë nëse do të ndërtohej ‘Kosova e Re’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/05/kosova-e-re-600x360-780x439.jpg)
Për krizën energjetike dhe rikthimin e reduktimeve të energjisë elektrike pas disa viteve, po fajësohen qeveritë e kaluara dhe ekzekutivi i tanishëm.
Për krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova, ish-ministri i Energjisë, Ethem Çeku po fajëson politikën, duke thënë se sektori i energjisë kërkon një konsensus politik.
Kosova, sipas tij, këtë krizë energjetike nuk do ta kishte sikur ta zhvillonte projektin e termocentralit “Kosova e Re”.
Profesori universitar, Çeku thotë se të vetmet zgjidhje të krizës energjetike në vend janë ndërtimi i blloqeve të vogla deri 200 megavat në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Brukselin si dhe zhvillimi i sektorit të energjisë së ripërtritshme.
“Është problem i madh çështja e energjisë elektrike dhe furnizimit me energji elektrike, u prishën projekti ‘Kosova C’ (Kosova e Re), nuk u zhvilluan ato projekte dhe dihet pse. Dhe tani ne duhet të mendojmë seriozisht, por që nevojitet një konsensus i përbashkët mes pozitës dhe opozitës për një plan zhvillimor në fushën e energjisë… A është me faj kjo qeveri për krizën aktuale? Po, normal. Të gjithë kemi faj, të gjitha qeveritë bartin përgjegjësi kur është ndërprerë projekti ‘Kosova C’ që ishte paraparë për prodhimin e 1,000MWh energji elektrike, dhe që do ta zgjidhte problemin e Kosovës për energji. Dhe u ndërprit ai projekt, dhe të gjitha investimet janë bërë të përkohshme”, thotë Çeku.
Çeku, që shërbeu si ministër në periudhën 2002-2004, thotë se e vetmja zgjidhje e problemit në fushën e energjisë në Kosovë, përpos energjisë alternative është hapja e mundësive të ndërtimit të blloqeve të vogla deri 200MWh, në koordinim me Bankën Botërore dhe Brukselin.
“Në vitin e ardhshëm kriza sigurt do të thellohet, sepse do të bien blloqet prapë. Blloku A5 dhe blloqet e tjera të ‘Kosovës A’, janë pothuajse të vdekura, i kemi shfrytëzuar jashtë normales. E vetmja zgjidhje e problemit në fushën e energjisë në Kosovë, përpos energjisë alternative është hapja e mundësive të ndërtimit të blloqeve të vogla 200MWh në koordinim me Bankën Botërore dhe Brukselin për lejimin e ndërtimit. Gjermania i ka rikthyer termocentralet me linjit, po ashtu edhe Polonia, si dhe Evropa është duke i rikthyer termocentralet me linjit. Dhe vendi ynë me 11 miliardë tonelata linjit që nuk dimë se çka të bëjmë me këtë, ne nuk po mund të ndërtojmë një termocentral me 300MWh. Është absurde që mos të na lejojnë të ndërtojmë ndonjë bllok me kapacitete të tilla, apo të hyjmë me rehabilitim të thellë sikur vendet e rajonit”, thekson ai për KosovaPress.
Po ashtu, ai shton se duhet të hapen mundësitë për investime në sektorin e energjisë së ripërtëritshme.
“Nuk u ndërtuan blloqet energjetike të Kosovës së Re, por ishte e nevojshme që të zhvillohet sektori alternativ sikur solare që ka një predispozitë, me hidro nuk ka kushte për t’u zhvilluar në Kosovë, por ajo solare dhe ajo me erë mund të bëhet, prandaj duhet të liberalizohen investimet, të hapen dyert për sektorin privat për investime më të fuqishme dhe të zhvillohet”, shton Çeku.
Profesori Çeku pret që kriza energjetike të thellohet në dimrin që po vjen dhe gjatë vitit të ardhshëm.
KEDS-KESCO janë duke aplikuar reduktime të rrymës në vend tash e një javë, 6 orë me rrymë dhe 2 pa të.
KOSTT ka njoftuar se instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS). /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-380x233.png)
Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht