Angelovska-Bezhoska: E kemi bërë të qartë se do të ruajmë stabilitetin makroekonomik
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në një intervistë për “Sloboden Peçat”, tha se si bankë qendrore, e kenë bërë të qartë se do të ndërmarrim hapa vendimtarë për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurimin e stabilitetit afatmesëm të çmimeve.
Ajo shpjegon se Banka Popullore, si shumë banka qendrore, filloi normalizimin e politikës monetare në përgjigje të rritjes së inflacionit dhe rritjes së pritjeve inflacioniste. Megjithatë, rritja e normës bazë të interesit është e moderuar dhe graduale, ndaj nuk priten ndryshime të forta dhe të menjëhershme në politikën e interesit të bankave.
“Një numër i madh i bankave qendrore kanë nisur normalizimin e politikës monetare si përgjigje e rritjes së inflacionit dhe rritjes së pritjeve inflacioniste. Megjithatë, këto nuk janë kushtet e zakonshme në të cilat bankat qendrore reagojnë ndaj kërkesës së tepërt që nxit inflacionin. Bëhet fjalë për shfaqjen e inflacionit, i cili nxitet më së shumti nga faktorët e kahut të ofertës dhe që në kombinim me rimëkëmbjen e kërkesës pas pandemisë, kontribuojnë në një përshpejtim të ndjeshëm të inflacionit në kuadër global. Kjo goditje e çmimeve zgjat më shumë dhe është relativisht e fortë dhe prej andej transmetohet në çmime të tjera dhe në pritjet inflacioniste, gjë që tregon nevojën e zhvillimit të politikave të brendshme të kujdesshme. Nga ana tjetër, aktualisht perspektivat e rritjes janë të pasigurta dhe të pafavorshme. Prandaj ndryshimet në normën e interesit janë graduale dhe cikli shtrëngues është më i moderuar dhe i ndjekur nga masa të tjera plotësuese që duhet të stabilizojnë pritshmëritë dhe besimin, të ndikojnë në çmimet dhe tendencën për të disponuar me valutën vendase”, thekson guvernatorja.
Ajo thekson se përveç rritjes së normës së interesit, në dy raste janë bërë ndryshime në sistemin e rezervës së detyrueshme në drejtim të stimulimit të kursimeve në denarë, si dhe është vendosur një shtresë mbrojtëse kundërciklike e kapitalit, e cila e forcon edhe më shumë kapacitetin e bankave për të reaguar ndaj goditjeve.
“Duhet të kalojë koha për të parë efektet e këtyre masave. Nisur nga lëvizja graduale dhe e moderuar rritëse, nuk priten ndryshime të forta dhe të menjëhershme në politikën e interesit të bankave, ndonëse korrigjime të caktuara rritëse tashmë vërehen në produkte të caktuara, kryesisht ato të depozitave. Për momentin nuk ka ndryshime të theksuara në interesin e kredive”, thotë guvernatorja Angelovska-Bezhoska.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025