Është vetëm 7 kilometra nga Prishtina por banorët e Bërnicës së Epërme kanë probleme të shumta me ujin e pijshëm.
Familja Maqani që jeton tash e 10 vjet në fshatin e kryeqytetit përballen çdo ditë me mungesë uji sepse ai asnjëherë nuk është rregulluar dhe gypat vetëm janë vendosur por nuk janë funksionalizuar.
Kështu, zgjidhje kanë bërë të përkohshme duke hapur puseta e duke siguruar forma alternative të furnizimit me ujë.
Banori i Bërnicës së Epërme, Liman Maqani ka thënë: “Na jemi që 10 vite këtu dhe asnjëherë s’kemi ujë nga ujësjellësi. Na furnizohemi nga pusetat dhe bartim ujë nga burimet e ndryshme. Na kanë thane që është ngarkesë e madhe dhe shkaku i disa pompave por nuk e dijmë arsyen e saktë. Na asnjëherë s’kemi ujë dhe kemi shpresë vetëm të pusetat që i kemi hapur”.
Edhe Fehmi Ramadani tregon se vështirë është të jetohet pa ujë të pijes por edhe se zor gjendet zgjidhje për nevoja tjera me ujë.
Banorri i Bërnicës së Epërme, Fehmi Ramadani ka thënë: “ Veç prej pusetës ujë të ujësjellësit nuk kemi. Ku po mujmë po furnizohemi për me pi. Bukën e kthejmë me hanger thojnë s’ka ujë duhet me dal me shku në ndonjë vend për më marr ujë më pi”.
Por, sipas Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, kjo gjendje pritet të ndryshojë së shpejti.
Zëdhënësja, Arjeta Mjeku tha se është çështje javësh kur banorët do të kyçen në ujësjellës.
“Realisht Bernica gjithmonë ka pas probleme më ujë të pijshëm ne jemi duke diskutuar për këtë fshat dhe jemi duke e bërë një projekt për t’i furnizuar këtë pjesë dhe besoj se brenda 3 jave do të përfundojë ky projekt pasi janë disa pika të larta të cilat kanë probleme më ujë”, tha zëdhënësja e sipas Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Arjeta Mjeku.
Ndërkaq, ujësjellësi “Prishtina” ka njoftuar se shkaku i keqpërdorimit të ujit, tash e disa javë disa zona po përballen me reduktime. Po sipas tyre, niveli i ujit në Liqenin e Badovcit ka rënë për rreth 9 metra, raporton RTVD.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
CEFTA dhe Instrumentet e Tregut të Përbashkët Rajonal për integrimin e përshpejtuar të Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së
Shkenca e të Dhënave – Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
A don me mësu qysh me editu video?
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
A po e sjell Shkëlqim Devolli gjigantin McDonald’s në rajon?
Vip Card e Petrol Company, kartela më e kërkuar e besnikërisë
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë