LAJMI I FUNDIT:

Kriza energjetike, Shqipëria blen 7.6 milionë euro rrymë vetëm për fundjavë

Kriza energjetike, Shqipëria blen 7.6 milionë euro rrymë vetëm për fundjavë

7.6 milionë euro i ka kushtuar Korporatës Elektroenergjitke të Shqipërisë blerja e energjisë elektrike vetëm për fundjavë. KESH ka mbyllur procedurën e blerjes së energjisë për periudhën 20-21 gusht duke e siguruar atë me një çmim mesatar prej 487,75 euro.

Për të plotësuar nevojat e vendit për furnizim me energji  vetëm për fundjavën është blerë 15,624 mwh. Në bursa çmimi i energjisë ka arritur nivele rekord duke tejkaluar nivelin prej 500 euro mwh në disa orare piku. Pak ditë më parë Korporata Elektroenergjitike anuloi procedurën për blerjen e energjisë   duke plotësuar nevojat e vendit me energji nga prodhimi vendas.

Por rënia e nivelit në Fierzë dhe thatësira e tejzgjatur duket se ka detyruar KESH që të hapë tender për të siguruar energji edhe për periudhën 22-28 gusht.


Në total për këtë javë kërkohet 47 mijë e 600 mwh energji. Që prej disa ditëve ministrja e energjisë ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi në rrjete sociale për të kursyer energji. Për shkak të çmimeve të larta i bëhet thirrje qytetarëve që të  shpenzojnë sa më pak energji elektrike.  /abcnews.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori