LAJMI I FUNDIT:

Në Ministrinë e Mbrojtjes mbahet ceremonia lamtumirëse me rastin e përfundimit të detyrës së atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së

Në Ministrinë e Mbrojtjes mbahet ceremonia lamtumirëse me rastin e përfundimit të detyrës së atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së

Ne shenjë respekti dhe mirënjohje të thellë për kontributin e dhënë gjatë shërbimit të kolonelit Stephen Rose, në detyrën e tij si atashe i Mbrojtjes së SHBA-së, në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt një ceremoni lamtumirëse. 

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin: Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zëvendësministrat e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe Adnan Redzeplar, zyrtarë e oficerë të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, zyrtarë nga Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s (NALT), KFOR-i, si dhe të ftuar të tjerë.

Me këtë rast, ministria njofton se në vlerësim të shërbimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm në rolin e tij si atashe i mbrojtjes, në rritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, Ministri Mehaj e dekoroi kolonelin Rose me Medaljen për Shërbim të Shquar.


“Ndërsa, me motivacion për performancë të shkëlqyeshme dhe mbështetje të jashtëzakonshme profesionale, gjatë kryerjes së detyrës, gjeneral Jashari, i ndau kolonelit Rose Medaljen për Shërbim Vetëmohues”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje, thuhet se koloneli Rose u vlerësua lart për vizionin strategjik, udhëheqjen dhe përkushtimin e tij, të cilat kanë ndikuar fuqishëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Nga ana e tij, koloneli Rose, shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin në Kosovë dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat, bashkëpunim ky i bazuar në objektivitet dhe transparencë të plotë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori