LAJMI I FUNDIT:

Brukseli iu referua Kurtit si “lider i opozitës”, reagon eurodeputeti austriak

Brukseli iu referua Kurtit si “lider i opozitës”, reagon eurodeputeti austriak

Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, ku transmetohen në kohë reale takimet që zhvillohen në Komisionin Evropian, është bërë një gafë ku kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, iu është referuar si “lider i opozitës”, në njoftimin për takimin që u mbajt sot në kuadër të dialogut me Serbinë.

“Takimi i dialogut Prishtinë-Beograd – Takim dy palësh me Albin Kurtin liderin e opozitës kosovare”, thuhej në njoftimin e faqes zyrtare të BE-së.

Ndonëse gabimi u përmirësua më pas, ka ngjallur reagime të shumta.


Një huqje e tillë e Brukselit ka nxitur reagime të shumta. Gazetares austriake Franziska Tschinderle i është dukur e pabesueshme që Kurtit i janë referuar si “lider i opozitës” në vend të kryeministër.

Habisë së gazetares i është bashkuar edhe eurodeputeti austriak që përkrah fuqishëm Kosovën, Lukas Mandl.

“Ndoshta mund të kërkoj një sqarim për çështjen që gazetarja ka ngritur”, ka shkruar Mandl, duke ia adresuar pyetjen Von Der Leyen-it, Birellit, Varhelyit dhe Lajcakut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori