LAJMI I FUNDIT:

Abazoviq rreth rrëzimit të qeverisë malazeze: Le të bjerë e të freskohet

Abazoviq rreth rrëzimit të qeverisë malazeze: Le të bjerë e të freskohet

Kryeministri Dritan Abazoviq iu drejtua publikut përmes rrjeteve sociale dhe renditi rezultatet e Qeverisë së 43-të të Malit të Zi.

Në fund ai përsëriti frazën politike që ishte aktuale para votbesimit të Qeverisë më 30 gusht – le të bjerë e të freskohet.

“Në njëqind ditët e para të punës së qeverisë i kishim duart plot, nuk e di a i keni parë të gjitha, por ne nuk u ndalëm, na interesonte si të hapnim vende të reja pune, si të përmirësojmë rrugët tona. Si t’i bashkohet Mali i Zi sa më shpejt në Bashkimin Evropian dhe të mbyllim çështjet e hapura me rëndësi më të gjerë shoqërore. Gjithçka tjetër është më pak e rëndësishme. Do të përpiqem t’i paraqes rezultatet tani”, tha Abazoviq.


Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq: Nuk kam asgjë kundër krijimit të një shumicë të re
Lexo po ashtu Kryeministri i Malit të Zi, Abazoviq: Nuk kam asgjë kundër krijimit të një shumicë të re

Diçka më pak se 750 persona kaluan në kabinetin e Abazoviqit, thotë ai, prej të cilëve 50 janë investitorë që planifikojnë të punësojnë gjithsej mijëra qytetarë.

Theksojmë se Qeveria e Malit të Zi pritet të kalojë votën e mosbesimit më 19 gusht (e nesërme).

Ndryshe, partitë opozitare dhe ajo e presidentit malazez, Milo Gjukanoviq, DPS, ka pohuar se do të votojë për shkarkimin e qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Kalo në kategori