LAJMI I FUNDIT:

Rekomandimi për të pirë ujë esëll dhe përfitimet në organizëm

Rekomandimi për të pirë ujë esëll dhe përfitimet në organizëm
(Foto: Healthshots)

A mund të qëndrosh pa pirë ujë, çaj apo çdo lëng tjetër për të paktën tetë orë? Vetëm ideja e kësaj sfide tingëllon shqetësuese apo jo? Uji është shumë i rëndësishëm dhe këtë nuk mund ta nënvizojmë mjaftueshëm.

Ekspertët rekomandojnë që ta pini ujin sapo të hapni sytë. Sipas tyre, gjatë gjumit, trupi dehidratohet, ndaj uji duhet pirë që në mëngjes.

A jeni zgjuar ndonjëherë dhe jeni ndjerë të etur dhe të dehidratuar? Kjo ka ndodhur sepse trupi nuk ka marrë asnjë lëng për të paktën tetë orë.


Uji luan një rol thelbësor për të gjitha funksionet e trupit. Hidratimi është shumë i rëndësishëm dhe duhet të nisë që në mëngjes, sepse siç thotë populli “fillimi i mbarë, gjysma e punës”.


Pesë arsyet përse duhet të pini ujë që në mëngjes

Do të hidratoheni

Trupi dehidratohet pas shtatë ose tetë orësh gjumë.

Nëse pini ujë sapo të zgjoheni do të rrisë nivelin e oksigjenit në organizëm.

Për më tepër, uji ndihmon muskujt dhe qelizat e gjakut.

Metabolizmi do të përmirësohet


Pirja e të paktën një gote të madhe me ujë në mëngjes mund të përmirësojë metabolizmin me të paktën 24 për qind.

Një gjë e tillë do ju vijë në ndihmë për mbajtjen e një peshe të mirë trupore.

Pirja e ujit sjell disa përfitime që ndoshta nuk i keni ditur
Lexo po ashtu Pirja e ujit sjell disa përfitime që ndoshta nuk i keni ditur

Trupi do të pastrohet nga toksinat

Kur pini ujë në mëngjes përpara se të ushqeheni, do të pastroni zorrën e trashë dhe do të përshpejtoni përthithjen e ushqyesve.

Për më tepër, veshkat do të funksionojnë më mirë nëse trupi furnizohet me lëngje.

(Foto: Setu Nutrition)

76 për qind e indeve e trurit përmbajnë ujë

Kur jeni të dehidratuar, është njësoj sikur truri të mos ketë ushqim.

Kështu, ju do të ndiheni të lodhur, të drobitur, do të keni dhimbje koke dhe luhatje humori.

Ujë i vakët me limon: Rregullon thartirën e organizmit, forcon sistemin e imunitetit, shkrin kilogramët!
Lexo po ashtu Ujë i vakët me limon: Rregullon thartirën e organizmit, forcon sistemin e imunitetit, shkrin kilogramët!

Do të ndiheni më të ngopur

Uji mbush stomakun.

Nëse pini ujë përpara se të hani ushqim, nuk do ta teproni dhe do të ndiheni më të ngopur.

Pirja e ujit në mëngjes do ju bëjë të ndiheni të ngopur deri në drekë, transmeton AgroWeb.org.

(Foto: Riverside Medical Clinic)

Këshilla për pirjen e ujit

Pini të paktën 1-2 gota me ujë pasi të zgjoheni.

Mos konsumoni ushqim për të paktën një orë pasi të keni pirë ujë.

Mos pini pije alkoolike përpara gjumit.

72 për qind e trupit të njeriut përbëhet nga uji.

75 për qind e muskujve përbëhen nga uji

82 për qind e gjakut është ujë

90 për qind e mushkërive është ujë

76 për qind e trurit përbëhet nga uji

25 për qind e kockave përbëhen nga uji

Këto shifra janë të mjaftueshme për të kuptuar rëndësinë e hidratimit.

Trupi varet nga uji që të mbijetojë.

Çdo qelizë, ind apo organ i trupit ka nevojë për ujë që të funksionojë.

Për më shumë shije ju rekomandojmë ta shoqëroni me pak limon.

Pirja e mjaftueshme e ujit çdo ditë lidhet me disponim më të mirë, energji dhe lumturi të përgjithshme
Lexo po ashtu Pirja e mjaftueshme e ujit çdo ditë lidhet me disponim më të mirë, energji dhe lumturi të përgjithshme

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori