LAJMI I FUNDIT:

Privohet nga liria 30 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti marihuanë

Privohet nga liria 30 vjeçari nga Tetova, policia i gjeti marihuanë

Policë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë kanë kryer kontroll në shtëpinë e një personi, me urdhër të gjykatës, me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur marihuanë.

Dje, në orën 11:20, zyrtarët policorë i kanë hequr lirinë 30-vjeçarit me iniciale N.K nga Tetova.

“Gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij në Tetovë është gjetur një sasi e marihuanës. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet raport për të”, njofton MPB.