LAJMI I FUNDIT:

Meta për luftën kundër korrupsionin: Do ketë tronditje të mëdha

Meta për luftën kundër korrupsionin: Do ketë tronditje të mëdha

Përballë vlonjatëve, Ilir Meta përmendi edhe një herë luftën kundër korrupsionit si armën kryesore që do përdorë kundër qeverisë së Edi Ramës ndërsa paralajmëroi një shtator po aq të nxehtë sa vera që po lemë pas.

“Do kemi tronditje te mëdha, me ndryshime të paparashikueshme”, deklaroi ai.

Ligjin për referendumet e vendosi si kushtin kryesor për të gjitha forcat politike që duan të bashkëpunojnë me Partinë e Lirisë ndërsa strukturave të Vlorës u kërkoi të bëhen gati për beteja elektorale.


“Zgjedhjet lokale nuk i shtyjmë dot, si atëherë që nuk u regjistrua as Luli, por mund të kemi përpara edhe zgjedhjet përgjithshme”, shtoi Meta.

Meta kërkoi edhe një herë nga shqiptarët që të marrin në dorë fatin e tyre. Duke folur për çështjen e detit me Greqinë, ish-presidenti akuzoi Ramën se nuk është i interesuar për një marrëveshje mes vendeve por për pazaret me kompanitë e naftës, sipas tij në vlerë prej 300 miliardë dollarësh. /A2 CNN/