Edhe pse statistikat tregojnë se për 20 për qind ka më pak aksidente gjatë muajit korrik të këtij viti krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, megjithatë këtë vit një aksident trafiku është regjistruar si tragjike, ku ka patur edhe viktima. Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, bëjnë të ditur se nëse në muajin korrik të vitit 2021 kanë ndodhur 124 aksidente trafiku, gjatë muajit korrik të këtij viti kanë ndodhur 99 aksidente trafiku. Krahas kësaj, nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe, numri i përgjithshëm i të lënduarve gjithashtu ka rënë dukshëm nga 129 vitin e kaluar në 69 këtë vit, si dhe janë ulur edhe dëmet materiale, ndërsa vetëm një nga aksidentet ka përfunduar me pasoja tragjike, bëjnë të ditur nga policia e Tetovës.
“Numri më i madh i aksidenteve në trafik në muajin korrik respektivisht 49 kanë ndodhur në rrugët e Tetovës dhe autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup apo 29. Shkaktarët më të shpeshtë të aksidenteve gjatë këtij muaji kanë qenë veprimet në rrugë 39 dhe shpejtësia e papërshtatur sipas kushteve të rrugës, gjegjësisht shpejtësia e tejkaluar ose 31. Më së shumti aksidente janë regjistruar në vendbanim 80 , dhe më së shumti kanë ndodhur pasdite, prej orës 16 deri në 20:00”, njoftoi Fatmir Rexhepi zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Por edhe përskaj shifrave, megjithatë nga policia e Tetovës kërkojnë që drejtuesit e automjeteve të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat dhe shenjat komunikacionit. “Përkundër uljes së ndjeshme të aksidenteve në komunikacion në muajin korrik, SPB Tetovë sërish apelon tek drejtuesit e mjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit, rregullat dhe rregulloret që rregullojnë shpejtësinë e lëvizjes brenda dhe jashtë vendbanimit, si dhe të drejtën e përparësisë së kalimit parakalimin dhe mbajtjen e distancës. Duke vepruar kështu, ata do të kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut”, pohon zëdhënësi Rexhepi.
Në ndërkohë, nga policia thonë se akoma në rrugët e Tetovës ka drejtues të automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, dhe kjo është konstatuar në aksionin e ditës së diel të kontrollit ku janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 119 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar në zonën më të gjerë të Tetovës, ku sipas policisë pesë drejtues të automjeteve kanë qenë me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë se sa shpejtësia e lejuar./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?