LAJMI I FUNDIT:

SpaceX i ofron 25 mijë dollarë atij që mund ta hakojë Starlinkun

SpaceX i ofron 25 mijë dollarë atij që mund ta hakojë Starlinkun

Themeluesi i kompanisë SpaceX, Elon Musk, i ka bërë thirrje hulumtuesve dhe specialistëve të sigurisë në internet, që të hakojnë rrjetin e tij satelitor të internetit Startlink, duke ofruar shpërblim prej 25 mijë dollarë për ata që ia arrijnë qëllimit.

Musk premtoi shpërblimin e majmë për ata që arrijnë të gjejnë një mënyrë që të hakojnë Starlinkun, dhe “bugun” ta raportojnë në kompaninë SpaceX, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani merret me lansimin e raketave dhe dërgimin e mallrave në hapësirë, satelitë dhe astronautë – si dhe ofron shërbime të internetit satelitor përmes rrjetit Starlink.


Musk ndihmoi Ukrainën të përdorë internetin pasi që Rusia sulmoi rrjetin e saj. E Starlink ka vazhduar të zgjerohet dhe të jetë i qasshëm në shumë vende të botës, që do të thotë se çdo herë e më shumë ka përdorur.

Javën e kaluar filluan të qarkullojnë lajmet se një modchip i lirë, mund të përdoret për hakimin e Dishy të Starlinkun që shkakton prishje, dhe që hakerëve u mundëson qasje në pjesë të caktuara të sistemit.

Raportimet fjaluin që ky modchip i prodhuar nga pjesë të gatshme mund të montohet nëse paguhen 25 dollarë, por edhe t’i jap qasje hakerit në të dhëna. /Telegrafi/