LAJMI I FUNDIT:

Tre shokë vizitojnë për 5 ditë 50 shtete të SHBA-ve

Tre shokë vizitojnë për 5 ditë 50 shtete të SHBA-ve

Pas rreth 12 mijë kilometrave, 120 orë në veturë dhe 12 mijë dollarëve të shpenzuar për ushqim, gaz dhe bileta ajrore, Austiniti Peter McConville tani mban rekordin botëror për vizitën më të shpejtë në të 50 shtetet.

McConville, së bashku me miqtë Pasha Krechetov dhe Abdullahi Salah, e përfunduan udhëtimin në pesë ditë, 13 orë e 10 minuta. Rekordin e mëparshëm, pesë ditë, 16 orë e 20 minuta, e mbajtën Thomas Cannon dhe Justin Morris.

Ata filluan udhëtimin e tyre në Vermont me veturë, duke vazhduar pastaj me aeroplan në Alaska dhe Hawaii, ku ata e kompletuan udhëtimin në një kohë prej 5 ditësh, 13 orëve dhe 10 minutave.


View this post on Instagram

A post shared by PeterMc (@thepetermc)

“Unë as nuk mund ta përshkruaj çfarë eksperience ishte, jo vetëm pse ne ishim aq të lodhur por kemi parë aq shumë gjëra për një kohë kaq të shkurtër. Ishte e mrekullueshme”, ka thënë McConville.

Libri i Rekordeve Guinness ka emëruar kategori të re për shpejtësinë e udhëtimeve në vitin 1996 dhe tashmë këtë rekord e mbajnë McConville dhe shokët e tij. Arritja e grupit do të regjistrohet nga Klubi i të gjitha pesëdhjetë shteteve.

Gjatë rrugës, ata vizituan pika referimi si Times Square, Mount Rushmore, Anish Kapoor’s Cloud Gate ose “Bean” në Chicago, Bonneville Salt Flat dhe Grand Canyon.

Megjithatë, pjesa tjetër e udhëtimit të tyre u shpenzua duke shkurtuar pushimet e banjës, ushqimit dhe gazit sa më pak që të ishte e mundur. Treshja ishte në gjendje të bënte dush vetëm një herë gjatë gjithë udhëtimit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Koleksionuesi i tankeve gjeti shufra ari në modelin rus që e bleu (Foto)

Koleksionuesi i tankeve gjeti shufra ari në modelin rus që e bleu (Foto)

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Pasi kapet duke vjedhur, e detyron të zhvishet dhe të vrapoj lakuriq nëpër rrugë (Video)

Kalo në kategori