Konfindustria, duke u mbështetur në rëndësinë e madhe ekonomike dhe gjeostrategjike në afatgjatë të Portit Tregëtar të Durrësit, vlerëson se është e domosdoshme që marrëveshja koncesionare e privatizimit dhe ndryshimit të qëllimit të shërbimit të tij të bëhet e njohur për publikun dhe të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.
Në një njoftim për shtyp, Konfindustria ka thënë gjithashtu se në kuptimin e proceseve integruese dhe detyrimeve euroatlantike të sigurisë, pëlqimi zyrtari BE dhe SHBA është i nevojshëm në rastin në fjalë.
Konfindustria vlerëson me shqetësim se duhet të shmangim me çdo kusht përsëritjen e një afere të re të ngjashme në shumë pika me rastin e shumëpërfolur të “djegësve/incineratorëve”, por në përmasa dhe pasoja shumë herë më të rënda.
Konfindustria vlerëson se deri më tani ka paqartësi dhe mungesë të skajshme informacioni publik për konçesionin e Portit të Durrësit. Është e domosdoshme të sqarohet para së gjithash, nëse njihen pronarët fundorë të kompanisë partnere të koncesionit si dhe vlera, burimi, mënyra, koha dhe garancitë ligjore të kryerjes së investimit të parashikuar. Do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe me pasoja të paparishikueshme ekonomike, të luftës kundër pastrimit të parave dhe sigurisë, nëse kompania partnere do të jetë e regjistruar në parajsa fiskale. Shqipëria nën trysninë e Këshillit të Europës ka detyrimin të bëjë të ditur pronarët fundorë të kompanive “guackë”.
Administrator i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku në reagimin e tij vlerëson se shteti shqiptar kapitalizon mbi 1.5 milion m2 sipërfaqe trualli të Portit të Durrësit me vlerë shumë të lartë, që do të jetë automatikisht pronë e koncesionarit.
Dhe një pasuri e tillë e çmuar nuk do të jetë më pronë e shtetit shqiptar, por është e privatizuar “de jure”, që në çastin e derdhjes si kontribut në kapitalin e konçesionarit në të cilin administrimin e bën partneri privat që zotëron 70% të aksioneve. Në rast konflikti potencial, thekson Konfindustria, zgjidhja mund të kryhet vetëm në Gjykatat Ndërkombëtare.
Konfindustria kërkon të bëhet e njohur se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë kombëtare në afatgjatë të shprehuara në vlera financiare nga një koncesion i tillë, si dhe të dhënat ligjore, teknike, ekonomike, financiare, kohën e ndërtimit dhe subjektet që do të kenë monopolin e shërbimeve portuale në portin e ri të Porto Romanos
Më 10 gusht 2022 u firmos Memorandimi që i hap rrugë ligjit për investimin 2 miliardë $ të Portit Turistik në Durrës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë – zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
“I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë” – banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Sot mbahen dy protesta për vdekjen e Frosinës, 22 vjeçares e cila u aksidentua në Shkup
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos