LAJMI I FUNDIT:

Skocezja nervozohet kur fqinji i kërkon t’i ndalë ushtrimet në kopsht – ai arsyetohet duke thënë se i urren zhurmat ‘erotike’

Skocezja nervozohet kur fqinji i kërkon t’i ndalë ushtrimet në kopsht – ai arsyetohet duke thënë se i urren zhurmat ‘erotike’

Kur jeni duke provuar që të relaksoheni në kopshtin tuaj, gjëja e fundit që ju dëshironi të dëgjoni është një fqinj të zhurmshëm Përderisa disa zëra janë të pritshëm, ka disa të tjerë që mund t’i gjykoni si të paarsyeshëm. Por një nënë nga Skocia ka mbetur gojë hapur pasi fqinji i saj u ankua në lidhje me zhurmat që vijnë nga kopshti i saj, kur ajo ushtron në shtëpi.

Problemi është se fqinji i kërkoi asaj që ajo t’i bëjë ushtrimet e saja brenda në shtëpi ose të shkojë në ndonjë palestër, pavarësisht insistimit të saj se ajo “mezi se bënë ndonjë zhurmë”. Dhe siç duket ajo ka mbetur në një situatë të sikletshme, teksa fqinji i saj i kishte thënë se gulçimi i saj tingëllonte “erotik”, shkruan The Mirror.

E habitur nga ajo që mendoi se ishte një kërkesë e paarsyeshme, gruaja vendosi që ta ndajë versionin e saj të ngjarjes në një postim në Mumsnet, transmeton Telegrafi.


Në postimin e saj, ajo shkroi: “Këtë mëngjes pasi i përfundova ushtrimet e mija, fqinji ngjitur shtëpisë sime erdhi tek dera dhe më pyeti nëse mund të ushtrojë brenda shtëpisë pasi që ata dëshirojnë që të relaksohen në kopshtin e tyre të pasmë dhe t’i shikojnë peshqit e tyre. Unë u befasova paksa”.

Ajo shtoi duke thënë: “burri im e dëgjoi këtë erdhi tek dera dhe me mirësjellje tha se unë nuk po bëj shumë zhurmë, është ditë dhe ne kemi të drejtë të ushtrojmë në kopshtin tonë. Ai e pyeti fqinjin se çfarë do të mendojnë ata kur vajza jonë do të rritet dhe do të luajë në kopsht? Ai u përgjigj duke thënë se ‘ajo është diçka tjetër’ dhe me sa duket zhurmat e gulçimit tim ‘tingëllojnë paksa erotike’”.

“Në këtë moment ne përsëri i thamë fqinjit se unë nuk po bëj zhurmë të tepruar dhe se vetëm jam duke ushtruar. Përgjigja e tij? ‘Epo atëherë shko në ndonjë palestër”, shkroi tutje ajo në postimin e saj. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Fun
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

Fun
Rrugët 'vetë-shëruese' synojnë të zgjidhin krizën e gropave

Rrugët 'vetë-shëruese' synojnë të zgjidhin krizën e gropave

Interesante
Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Interesante
Kalo në kategori