LAJMI I FUNDIT:

‘Plaga’ s’ishte faji yt, por ‘shërimi’ është përgjegjësia jote!

‘Plaga’ s’ishte faji yt, por ‘shërimi’ është përgjegjësia jote!

Keni vuajtur pa masë. Keni humbur vetëvlerësimin, zemrën dhe shpirtin tuaj. Keni kaluar një thyerje zemre aq të dhimbshme, saqë i ka varrosur të gjitha shpresat dhe ëndrrat tuaja para syve

Një partner, një i afërm apo prindërit – me dashje ose jo, mund t’ju kenë lënduar në mënyra që ju kanë traumatizuar prej kohësh. Dhe plagët që ju kanë shkaktuar, vazhdojnë t’ju kujtojnë dhimbjen që ke vuajtur.

Ju duhet të dini se asnjë nga këto nuk ishte faji juaj!


Gjërat që ju u detyruat të jetonit nuk u shfaqën sepse i kërkuat. Nuk e meritonit të trajtoheshit kështu. Nuk e meritonit agoninë dhe vuajtjen. Ajo që ju ndodhi ishte diçka që nuk e kishit menduar kurrë se mund të ndodhte. Megjithatë, fatkeqësisht ndodhi. Dhe tani ju jeni këtu dhe nuk keni zgjidhje tjetër veçse të përpiqeni të pastroni pluhurin dhe të vazhdoni.

Ju po bëni gjithçka që mundeni për veten. Po bëni më të mirën tuaj për të mbetur të paprekur si qenie njerëzore.

Ju po përpiqeni të gjeni një mënyrë për t’u rikthyer në rrugën e duhur, por ka një forcë të madhe që ju pengon dhe ju as nuk po e kuptoni ekzaktësisht se ç’është. Një zë që vazhdon të shfaqet, duke ju treguar se asgjë nuk do të jetë më njësoj.

Dhe ju keni frikë. Keni frikë nga brendësia e mendjes suaj. Jeni të tmerruar sepse nuk doni të jetoni në këtë ferr.

Por ka një rrugëdalje…

Për të qenë në gjendje të ecni përpara dhe më në fund të hapni një faqe të re në jetën tuaj, së pari, duhet të përballeni me “demonët” brenda jush. Ju duhet të pranoni të kaluarën që të jeni në gjendje të filloni procesin e shërimit. Duhet të pajtoheni me dhimbjen si pjesë e juaja dhe ta lini atë të vijë dhe të shkojë. Dhe atëherë do të shihni veten dhe do të thoni:

“Ky jam unë, i humbur dhe i thyer, por unë do të gjej forcën e brendshme për ta nxjerrë veten nga kjo rrëmujë!”

Dhimbja që keni kaluar mund të mos ketë qenë faji juaj, por procesi i shërimit varet nga ju. Është më e pakta që mund të bëni për veten pas një serie të tillë përvojash shkatërruese. Ju duhet të hidhni hapin e parë drejt të panjohurës së madhe, të mbushur me potencial. Për t’u përballur me gjërat që ju tmerrojnë, por që duhen trajtuar. Për të punuar me kujtimet e dhimbshme dhe për të sjellë një dritë të re, emocionuese në jetën tuaj.

Te ndryshoni. Për të kapërcyer. Për të evoluar. Për të jetuar në potencialin tuaj të plotë.

Të presësh që ato ndjenja thjesht të shpërbëhen në asgjë nuk është zgjidhje. Nuk do ta largojë dhimbjen. Nuk do t’ju sjellë paqen që dëshironi. Ajo vetëm do të zgjasë vuajtjen.

Gjithçka ka të bëjë me rrugëtimin. Ka të bëjë me mënyrën se si ju ndryshon, ju lëndon, frymëzon dhe motivon. Por para së gjithash, ka të bëjë me mënyrën se si ju zgjidhni të reagoni ndaj tij.

Pra, kë do të luani në historinë tuaj? Heroin apo viktimën?

Burimi: iheartintelligence, Anabel

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Kalo në kategori