Numri i saktë i punëtorëve në nivel vendi nuk dihet, kjo ngase shumë punëtorë nuk janë të deklaruar dhe vazhdojnë të punojnë “në të zezë”, e në kushte pune jo edhe aq të mira. Pengesë në përmirësimin e kësaj gjendje prej vitesh thuhet se është edhe numri i pamjaftueshëm i inspektorëve.
Përkundër paralajmërimeve për rritjen e numrit të tyre, numri i inspektorëve të punës në nivel vendi vazhdon të jetë i njëjtë.
Kryeinspektori i Punës, Hekuran Nikçi, tregon numrin e inspektorëve që janë aktualisht dhe që planifikohet të shtohen.
“Në Inspektoratin e Punës janë të angazhuar momentalisht 31 Inspektor të Punës, në shtatë regjionet që operojmë. Ashtu siç është premtuar janë duke u zhvilluar procedurat për pranimin e fillimisht 17 Inspektorëve të rinj, procedura është në proces. Për vitin 2023-25 janë të aprovuar 100 inspektor të rinj. Me kohë do të vendoset se a do të jetë një konkurs i përnjëhershëm për 100 inspektorë apo do të shkohet faza-faza”, tha ai, për Radio Kosovën.
Tutje, Nikçi tregon se procedura për përzgjedhjen e 17 inspektorëve të rinj të punës është drejt përfundimit dhe të njëjtit do të fillojnë punën gjatë këtij viti.
Nga ana e tij, i shqetësuar me kushtet e punës të punëtorëve në sektorin privat shprehet kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
Ai tha se shtimi i inspektorëve të punës është domosdoshmëri dhe kjo duhet të ndodhë pa vonesa.
“Tash kur për shembull buxheti është i ndarë për 100 inspektorë të rinj, administrata ose njerëzit kompetent nuk janë duke bërë këtë, edhe pse punëtorët po vuajnë. Inspektorati i Punës aktiv i ka 28 inspektor dhe edhe po të duan nuk munden me bë punë më shumë, sepse janë diku mbi 11 ligje që këta duhet të mbikëqyrin”, tha ai.
Shtimi i numrit të inspektorëve të punës ishte premtim elektoral i partisë në pushtet dhe tani kryeministrit, Albin Kurti, i cili kishte thënë se gjatë mandatit të tij synon pesëfishimin e inspektorëve me qëllim të garantimit të të drejtave të punëtorëve dhe përmirësimit të kushteve të punës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDonald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është i rëndësishëm?
Krijuar nga e ardhmja - GO+ sjell produktin e parë të realizuar nga AI!
Investoni në luksin e bregdetit - Apartamente ekskluzive në Resortin “Holiday In 2”
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Filmi plot pasion "MARKED MAN" me 6 Shkurt në CineStar me ëmbëlsi nga KFC
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?