LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i PSG-së, Galtier: Të gjithë e duan Messin!

Trajneri i PSG-së, Galtier: Të gjithë e duan Messin!

Trajneri i Paris Saint-Germain, Christophe Galtier, lavdëroi Lionel Messin, pasi u pyet se si ndihej teksa menaxhon ikonën e Argjentinës.

Galtier mori postin e trajnerit të PSG-së këtë verë, duke zëvendësuar bashkatdhetarin e Messit, Mauricio Pochettino.


Francezi më parë ia doli kundër Messit, pasi kishte udhëhequr Nice sezonin e kaluar, por ai tani punon pranë ish-yllit të Barcelonës nga afër dhe është entuziazmuar për ndikimin e sulmuesit.

Fjalimi magjepsës i Guardiolas duke u treguar lojtarëve të Man Cityt pse Messi është 'lojtari më i mirë' që e ka parë
Lexo po ashtu Fjalimi magjepsës i Guardiolas duke u treguar lojtarëve të Man Cityt pse Messi është 'lojtari më i mirë' që e ka parë

“Nuk mund të befasohem sa i mirë është ai sepse kur ke një rekord të tillë, një numër të tillë ndeshjesh, aq trofe, është sepse je një profesionist shumë i madh”, ka thënë fillimisht Galtier.

“Ai e ka konfirmuar atë menjëherë për mua. Leo bën të gjitha seancat stërvitore, është i përfshirë, është i buzëqeshur, shkëmbehet me partnerët, është frymëzim për lojtarët tanë dhe më pëlqen çdo moment ta shoh në fushë, ta përshëndes çdo ditë sepse përfaqëson shembullin që duhet ndjekur”.

“Ai ka fituar gjithçka, thjesht i ka munguar Kupa e Botës, por në nivel klubesh ai ka fituar gjithçka. Ai ka fituar çmime individuale por nuk është i kënaqur, larg kësaj”.

“Unë mendoj se ai është i lumtur dhe kur Leo buzëqesh, skuadra buzëqesh. Ai është i dashur dhe i admiruar nga bashkëmoshatarët e tij”, përfundoi trajneri i PSG-së.

Përmbledhja gjashtë minutëshe e Messit tregon se ai është ende lojtari më i mirë në botë
Lexo po ashtu Përmbledhja gjashtë minutëshe e Messit tregon se ai është ende lojtari më i mirë në botë

Karriera e Messit në PSG deri më tani

Messi iu bashkua PSG-së përpara sezonit 2021/22, pasi u largua nga Barcelona si transferim i lirë gjatë verës.

Ai shënoi 11 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e tij të parë me klubin, pasi PSG mori përsëri titullin e Ligue 1.

Messi ka shënuar tre herë në dy ndeshjet e para të këtij sezoni, duke shënuar së fundmi një dygolësh në ndeshjen hapëse të PSG kundër Clermont. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori