LAJMI I FUNDIT:

Ekipi Liquid konfirmon se Yekindar do të jetë pjesë e tyre në turneun Blast Premier Fall Groups

Ekipi Liquid konfirmon se Yekindar do të jetë pjesë e tyre në turneun Blast Premier Fall Groups
(Foto: HLTV)

Mareks “⁠YEKINDAR⁠” Gaļinskis ende nuk ka nënshkruar me ekipin Liquid, por është konfirmuar se do të luajë turneun e dytë me ta, që nga largimi nga ekipi Outsiders.

Lojtari 22 vjeçar do të bëjë  paraqitjen e dytë me ekipin Liquid, pas një debutimi fantastik në turneun IEM Cologne, ku së bashku arritën në çerekfinale.


Organizata Liquid nuk ka fshehur pëlqimin se do të nënshkruajnë me Yekindar në të ardhmen e afërt, megjithatë, deri më tani nuk ka pasur asnjë lajm për një marrëveshje të përhershme.

Liquid do të garojnë në turneun Blast Premier Fall Groups duke filluar nga data 19 gusht, ku bëjnë pjesë në grupin B së bashku me G2, Na’Vi dhe Complexity.

Në turneun Blast Premier Fall Groups ekipet po garojnë për një grup çmimesh afro 180.000 dollarë, si dhe gjashtë vende për në turneun Fall Finals. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori