Hajnat edhe këtë vit kanë qenë mjaft aktiv në rajonin e Pollogut. Ata kanë vjedhur gjësende me vlerë nëpër shtëpi, objekte ndihmëse, vikend shtëpiza, vetura dhe vende tjera, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë pakujdesinë e pronarëve. Poashtu, pronarëve të automjeteve u apelohet që të jenë të kujdesshëm kur i parkojnë veturat e tyre sidomos të shmangin vendet më pak të frekuentuara. “Shumica e vjedhjeve kanë ndodhur në shtëpi, banesa, dyqane, në automjete të parkuara dhe që nuk kanë qenë të mbyllura. Prandaj apelohet tek qytetarët që kur të parkojnë veturat e tyre të kenë kujdes që të mos i lënë të pambyllura, sepse çdo pakujdesi qoftë më e vogël shfrytëzohet nga hajnat, të cilët vjedhin në makina gjësende me vlerë, si Llap Top, orë dore të shtrenjtë, telefon celularë, para të gatshme e kështu me radhë”, thotë Fatmir Rexhepi, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.
Në ndërkohë, problem në vete është se gjatë periudhës së verës shumë qytetarë mbyllin shtëpitë e tyre dhe shkojnë në pushime apo në ahengje familjare. Madje shumica publikojnë edhe fotografi të vendndodhjes së tyre dhe në këtë formë e bëjnë më lehtë veprimin e hajnave, të cilët shfrytëzojnë çdo mundësi që u jepet. “Hajnat shfrytëzojnë çdo rast që u jepet mundësia. Pra, gjithashtu shfrytëzojnë edhe rastet kur jemi në mes të sezonit, ku shumica e qytetarëve shfrytëzojnë pushimet vjetore dhe dalin jashtë shtetit, por poashtu kemi edhe shumë ahengje familjare, ku e tërë familja shkojnë në këta ahengje prandaj apelojmë tek këta qytetarë që në momentin kur nuk gjenden në shtëpi të mos publikojnë fotografi në rrjetet sociale dhe në këtë mënyrë do të lehtësonin punën e hajnave. Kurse, mërgimtarëve u apelojmë që kur kthehet në vendet ku punojnë në shtëpitë e tyre në vendlindje të mos lënë gjësende me vlerë dhe të vendosin kamera sigurie ose alarm”, apelon Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.
Ndryshe sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, brenda shtatë muajve të këtij viti janë regjistruar 274 vjedhje, prej tyre 178 vjedhje janë të rënda ndërsa 96 janë vjedhje. Tek vjedhjet e rënda janë zbardhur 46, ku janë përfshirë 63 autorë, ndërsa janë ngritur 34 kallëzime penale. Tek kategoria e vjedhjeve të këtij viti, janë zbardhur 43 vjedhje, ndërsa janë përfshirë 50 autorë, kurse janë ngritur 37 kallëzime penale. Vitin e kaluar, brenda 12 muajve janë regjistruar 287 vjedhje të rënda. Sipas policisë, tek vjedhjet e rënda janë zbardhur 95, ku janë përfshirë 98 autorë ndërsa janë ngritur 63 kallëzime penale. Ndërkohë, gjatë vitit 2022 në kategorinë e vjedhjeve janë regjistruar 157 vjedhje, ku janë zbardhur 42 vjedhje, të kryera nga 77 autorë dhe janë ngritur 48 kallëzime penale. Nga policia e Tetovës thonë se punojnë në zbardhjen e vjedhjeve dhe ndaj autorëve do të ketë edhe padi adekuate. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje