LAJMI I FUNDIT:

Pas 60 vitesh karrierë, Steve Martin paralajmëron tërheqjen nga aktrimi

Pas 60 vitesh karrierë, Steve Martin paralajmëron tërheqjen nga aktrimi
(Foto: Craig Blankenhorn/Hulu)

Edhe pse “Only Murders In The Building” ka treguar se Steve Martin është ende aktor fantastik pas 60 vitesh karrierë, duket se Charles-Haden Savage mund të jetë roli i fundit që ai merr ndonjëherë.

Në një intervistë për The Hollywood Reporter, veterani i komedisë flet për përfundimin e punës së tij të madhe.

“Kur të përfundojë ky serial televiziv, unë nuk do të kërkoj të tjerë. Nuk do të kërkoj filma të tjerë. Nuk dua të bëj paraqitje të shkurtra. Kjo është, çuditërisht, ajo që dua të bëj”, ka deklaruar 76-vjeçari.


Pasi e nisi karrierën si skenarist televiziv dhe komik ‘stand-up’, Martin shkëlqeu si aktor filmash nga viti 1981 duke luajtur në projekte të suksesshme, si “Father Of The Bride”, “Dirty Rotten Scoundrels” e “Planes, Trains, & Automobiles”.

Ai është po ashtu edhe muzikant dhe shkrimtar, ndërsa e ka shkruar romanin “Shopgirl”, para se të luante edhe në adaptimin filmik të vitit 2005.

Seriali “Only Murders In The Building” me Selena Gomez, paralajmëron sezonin e dytë
Lexo po ashtu Seriali “Only Murders In The Building” me Selena Gomez, paralajmëron sezonin e dytë

Me gjithë karrierën e gjerë artistike, “Only Murders In The Building” paraqet rolin e tij të parë të rëndësishëm në një serial televiziv. Paraqitjet televizive kanë qenë të rralla, edhe pse ka luajtur në episodin “Gavin Volure” të “30 Rock” në vitin 2008.

“Kam një jetë familjare që është vërtet argëtuese. Për të xhiruar një film tani, për të shkuar diku tjetër për të jetuar, nuk jam i gatshëm ta bëj më këtë. Nuk mund të zhdukem për tre muaj”, ka thënë aktori. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit

Magazina
Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Të ndarë në grupe - Gjesti iu drejtohet banorëve: Kjo është puthja e vërtetë mes Krisës dhe Tirit, jo e Jozit me Loredanën

Magazina
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën

Magazina
Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Zarf i Zi në Big Brother VIP Albania: Anulohet televotimi, pas incidentit me Gjestin

Magazina
“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

“Doja të blija makinë dhe isha me zero cent” - Gjesti rrëfen një histori nga jeta e tij

Magazina
Kalo në kategori