LAJMI I FUNDIT:

Peter Jackson do të dëshironte t’i harrojë “The Lord of the Rings” që pastaj t’i shijonte si gjithë shikuesit tjerë

Peter Jackson do të dëshironte t’i harrojë “The Lord of the Rings” që pastaj t’i shijonte si gjithë shikuesit tjerë
(Foto: The Mary Sue)

Regjisori Peter Jackson ka pranuar në një intervistë të dhënë së fundmi se kishte menduar t’i nënshtrohej hipnozës. Qëllimi i këtij veprimi do të ishte që ta bënte t’i harrojë “The Lord of the Rings”, në mënyrë që t’i shikonte ato filma si një shikues i zakonshëm.

Kur i kemi realizuar filmat ‘The Lord of the Rings’, gjithmonë jam ndier sikur jam ai personi i pafat që nuk mund ta shikonte filmin kur erdhi për herë të parë në kinema”.


“Në kohën kur fillonin xhirimet, unë do të isha i zhytur tashmë në ato filma për pesë apo gjashtë vjet”, ka shpjeguar fituesi i Oscarit për Hollywood Reporter.

“Fakti që nuk mund t’i shikoja si gjithë të tjerët, ishte një humbje e madhe për mua”.

Skandali i abuzimeve në Hollywood, regjisori i “Lord of the Rings” pranon se Mira Sorvino dhe Ashley Judd ishin vendosur në listë të zezë
Lexo po ashtu Skandali i abuzimeve në Hollywood, regjisori i “Lord of the Rings” pranon se Mira Sorvino dhe Ashley Judd ishin vendosur në listë të zezë

“Mendova seriozisht të shkoja te një djalë hipnoterapist për të më hipnotizuar në mënyrë që të mund t’i harroja filmat dhe atë që kisha bërë për gjashtë apo shtatë vitet e fundit që të mund t’i shijoja ato filma” ka shtuar Jackson duke theksuar se madje ka kontaktuar edhe me “mentalistin dhe iluzionistin” e famshëm britanik, Derren Brown. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Madonna dhe puthja e saj pasionante me një nga valltaret gjatë performancës në Brazil

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori