LAJMI I FUNDIT:

Diane Keaton befason me deklaratën e saj: Askush nuk e donte Al Pacinon në “The Godfather”

Diane Keaton befason me deklaratën e saj: Askush nuk e donte Al Pacinon në “The Godfather”
(Foto: United Archives/Getty)

Diane Keaton ka treguar se askush nuk e donte Al Pacinon në kastin e “The Godfather”. Aktorja ka thënë se ikona hollivudiane nuk ishte zgjedhja e parë për rolin e Michael Corleone në filmin e Francis Ford Coppolas të vitit 1972. Megjithatë, aktori e fitoi rolin dhe pjesa tjetër është histori.

“Askush nuk e donte Al Pacinon. Ata nuk donin që ai ta luante rolin, ndërsa unë veçmë isha pjesë e kastit”, ka theksuar 76-vjeçarja për Entertainment Tonight.

Kujtojmë se Diane Keaton ka luajtur rolin e Kay Adams Corleone në filmin e popullarizuar, një mësuese që bie në dashuri me personazhin e luajtur nga Al Pacino.


Aktorja ka thënë gjatë intervistës se tani i duket e çuditshme që filmi (i cili është realizuar në trilogji) është zhvilluar kryesisht rreth karakterit të Pacinos, duke qenë se personazhi i tij si lider mafioz është bërë legjendar.

Dhjetë filmat më të mirë të të gjitha kohërave, nga klasikët deri te veprat moderne të kinematografisë (Foto)
Lexo po ashtu Dhjetë filmat më të mirë të të gjitha kohërave, nga klasikët deri te veprat moderne të kinematografisë (Foto)

“Unë isha në trupën e aktorëve para Al Pacinos. A nuk është e çuditshme? Çfarë do të ishte Kumbari pa të? Është një nga ato gjërat e çuditshme dhe të pazakonta në jetë”, ka rrëfyer ajo.

(Foto: Paramount PIctures)

Keaton tregoi se ishte e pranishme në audicionin e dytë të 82-vjeçarit kur producentët megjithatë vendosën t’ia jepnin atij rolin.

“A mund ta besoni këtë? Pasi ai veçmë ndodhej sërish në audicion, ata nuk e donin”, është shprehur tutje aktorja.

Si mafiozët e vërtetë ndihmuan në realizimin e filmit kult, "The Godfather"
Lexo po ashtu Si mafiozët e vërtetë ndihmuan në realizimin e filmit kult, "The Godfather"

Asokohe, për rolin e tij, Al Pacino u nominua për çmimin Oscar për aktorin më të mirë në rol dytësor, ndërsa Marlon Brando (që e luajti babanë e tij, Vito Corleone) e fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Publikohet një pjesë e shtëpisë së edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Aktori Chris Noth pushohet nga puna në serialin e ri pas akuzave për sulm seksual nga disa gra

Kalo në kategori