LAJMI I FUNDIT:

Deputeti nga Odesa jep arsye të forta pse Ukraina mund ta njohë Kosovën

Deputeti nga Odesa jep arsye të forta pse Ukraina mund ta njohë Kosovën

Deputeti në parlamentin e Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka treguar se si e ka dorëzuar në kuvendin shtetëror në Kiev, projektligjin me anë të të cilit vendi i tij duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës.

“Para 24 shkurtit disa thoshin se nëse Ukraina pranon Kosovën atëherë Rusia mund ta arsyetojë çka po ndodhte në Krime dhe Donbas. Por pas 24 shkurtit e gjithë bota tashmë e ka kuptuar se është vetëm pushtim i Rusisë e jo vullnet i vërtetë i popullit. Mendoj që ka ardhur koha që Ukraina ta pranojë Kosovën”, tha Goncharenko për Klan Kosova.


Ligjvënësi i partisë Solidariteti Evropian, të ish-presidentit Petro Poroshenko, thotë se “ Verkhovna Rada” kështu quhet kuvendi ukrainas s’u mblodh ende për të diskutuar projektligjin.

Por parimisht ai mëton se ideja e tij po gjen më shumë përkrahje sesa kundërshti dhe është një nga temat më të diskutuara publike në Ukrainë.

“Kam deklaruar se Ukraina duhet ta mbështesë Kosovën mbase edhe ushtarakisht nëse ka nevojë. Pastaj pranova shumë porosi gjithandej nga serbët përfshirë disa kërcënime. Por mua nuk më bëhet vonë, rusët dy herë deri tani kanë planifikuar të më vrasin, e  një herë të më kidnapojnë. Kështu që këto kërcënime janë thjeshtë asgjë”.

Goncharenko, shton se  krahasimi i rastit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Moska për të arsyetuar pushtimin e territoreve ukrainase s’qëndron  assesi.

“Në përgjithësi Serbia po vepron si vegël e Putinit kështu që  kjo s’është punë e madhe. Krejt bota po e kupton e po e sheh që po ndodh një pushtim i qartë në vendin tonë një pjesë e të cilit është okupuar dhe aty po kryhet gjenocid. Kështu që situata te ne nuk është e njejtë me Kosovën” shtoi ligjvënësi që foli nga qyteti Odesa, aty edhe ku jeton me familje.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori