LAJMI I FUNDIT:

Shpikësi francez në kërkim të 25 vullnetarëve të guximshëm që do të testonin fluturaken e tij më të re

Shpikësi francez në kërkim të 25 vullnetarëve të guximshëm që do të testonin fluturaken e tij më të re

Francezi që fluturoi mbi ujë me një hoverboard tani është vënë në kërkim të 25 vullnetarëve për të testuar fluturaken e tij më të re.

Bëhet fjalë për Franky Zapata, 43-vjeç, i cili zbuloi planin për krijimin e veturës fluturuese me të cilën mund të udhëtohet në rrugë por edhe në ajër, transmeton Telegrafi.

JetRacer megjithatë mbetet më shumë një version i sofistikuar i një hoverboardi – ku piloti ka një kabinë dhe ulëse.


Ky mjet nuk ka rrota por mund të aterrojë dhe të zbret në mënyrë vertikale në rrugë – duke përdorur dhjetë motor që i lejojnë të zhvillojnë deri në 3 mijë rrotullime në minutë.

I tërë trupi është i punuar nga karboni dhe kontrollohet nga një “joystick”. Deri më tani nuk janë zbuluar detajet e kostos të ndërtimit.

Fluturakja do të përdoret për dublant dhe zbavitje, pavarësisht që Zapata shpreson që një ditë do të jetë e dobishme për shpëtimin e jetëve të njerëzve – në veçanti të atyre që ngecin në zona të largëta malore.

Zapata pretendon se fluturakja mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 250 kilometra në orë, por deri më tani është testuar nga njerëzit deri në 130 kilometra.

“Problemi jam unë. Frikësohem që të lëvizë me shpejtësi më të madhe”, shtoi Zapata.

Në një total prej 100 vullnetarëve do të përzgjidhen që të marrin pjesë në testime, dhe në fund 25 prej tyre do të dërgohen në Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/