LAJMI I FUNDIT:

Skeja: Është këmbana e parë që sinjalizon gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën gjendet “Linja e Jetës”

Skeja: Është këmbana e parë që sinjalizon gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën gjendet “Linja e Jetës”

Qendra telefonike “Linja e Jetës”, nga sot do të punojë me orar të shkurtuar, kjo pasi ka mungesë të fondeve dhe numër të ulët të vullnetarëve.

Drejtori i Qendrës telefonike “Linja e Jetës”, Bind Skeja në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shkurtimi i orarit është këmbana e parë që sinjalizon gjendjen e jashtëzakonshme në të cilën gjendet “Linja e Jetës”, e vetmja linjë telefonike për parandalimin e vetëvrasjes në Kosovë.


Sipas tij, “Linja e Jetës” është në rrezik të mbyllet për shkak të mungesës së financimit.

“Që nga janari i këtij viti ‘Linja e Jetës’ është duke funksionuar në baza kryesisht vullnetare, pa financim që mbulon shpenzimet e nevojshme nga ndonjë institucion, donator ndërkombëtarë apo lokal. Përkundër kërkesave tona të vazhdueshme për financim dhe bashkëpunim, përgjatë gjithë kësaj kohe ne jemi lënë vetë në këtë betejë, duke bërë që jetëgjatësia e Linjës të jetë ‘sot për nesër’ dhe në duar të vullnetit të aktivistëve/eve”, ka thënë Skeja.

Tutje ai tha se përgjigjet negative të donatorëve ndërkombëtarë dhe lokal tregojnë që rruga e vetme për shpëtimin e “Linjës së Jetës” është institucionalizimi i saj.

"Linja e Jetës", që ndihmon në parandalimin e vetëvrasjeve, bën thirrje për ndihmë pasi mbeti pa fonde
Lexo po ashtu "Linja e Jetës", që ndihmon në parandalimin e vetëvrasjeve, bën thirrje për ndihmë pasi mbeti pa fonde

“Alternativat tjera veç mund ta vonojnë për disa muaj mbylljen e saj. Andaj, sot më duhet ta përsëris kërkesën bazike të cilën e kemi shtruar edhe para gjashtë viteve, që para themelimit të Linjës: Institucionalizimi i Linjës së Jetës është jetike për funksionimin e saj. Linja është jetike për parandalimin e vetëvrasjeve në Kosovë”, ka thënë ai.

Skeja tutje u shpreh se “Linja e Jetës” është duke u mbajtur nga vullneti dhe puna e palodhshme e mbi 50 vullnetarëve/eve dhe psikologëve/eve.

Megjithatë, siç tha ai kjo nuk është e mjaftueshme që ata të jenë aty për këdo që ka nevojë.

“Sot ne si vullnetarë/e në Linjë jemi të detyruar/a ta shkurtojmë orarin. Gjendja financiare na e ka kushtëzuar këtë. E të gjendur/a para mundësisë së mbylljes, krahas institucioneve ne iu drejtohemi të gjithë/a juve që të kontribuoni në mbijetesën e Linjës, me aq sa mundeni në të dhënat e poshtëshënuara. Kontributi i secilit/ës nga ju mund të na ndihmojë që ne të qëndrojmë afër secilit/ës që ka nevojë, deri sa institucionet tona t’iu përgjigjen përfundimisht kërkesës tonë për financim. Linja e Jetës duhet trajtuar si shërbim esencial. Me këtë nuk mund të bëjmë kompromis”, tha ndër të tjera, Bind Skeja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori