LAJMI I FUNDIT:

“Linja e Jetës”, që ndihmon në parandalimin e vetëvrasjeve, bën thirrje për ndihmë pasi mbeti pa fonde

“Linja e Jetës”, që ndihmon në parandalimin e vetëvrasjeve, bën thirrje për ndihmë pasi mbeti pa fonde

Për t’i parandaluar rastet e vetëvrasjeve tragjike në vend, qytetarët kanë mundur në çdo kohë ta kontaktojnë qendrën telefonike “Linja e Jetës”, mirëpo nga sot komunikimi me ta do të jetë me orar të shkurtuar për shkak të fondeve dhe numrit të ulët të vullnetarëve.

Lajmi është konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social Twitter të faqes, Linja e Jetës.


Sipas tyre, duke filluar nga sot orari i ri do të jetë prej 14:00 deri në 02:00.

“Ju njoftojmë se nga dita e hënë (8 gusht), Linja e Jetës do të shkurtojë orarin e punës përkohësisht. Orari i ri do të jetë prej 14:00 deri në 02:00. Ky shkurtim i orarit ka qenë i detyruar për shkak të mungesës së fondeve dhe numrit të ulët të vullnetarëve”, thuhet në postimin e tyre.

Skeja: Vetëvrasjet gjatë pandemisë, 'Linja e Jetës' është e hapur për t'u ofruar ndihmë qytetarëve
Lexo po ashtu Skeja: Vetëvrasjet gjatë pandemisë, 'Linja e Jetës' është e hapur për t'u ofruar ndihmë qytetarëve

Tutje nga Linja e Jetës shpresojnë që ky ndryshim të jetë sa më afatshkurtër.

“Ne mbesim të angazhuar/a që  ky ndryshim të jetë sa më afatshkurtër në mënyrë që Linja e Jetës të jetë sa e disponueshme dhe e qasshme për personat që kanë nevojë në çfarëdo kohe”.

Ata po ashtu kanë bërë thirrje që kushdo që ka mundësi të kontribuojë ekonomikisht mund ta bëjë përmes kësaj xhirollogarie: Emri i llogarisë: QIPS, Banka: NLB Sh.A, Xhirollogaria: 1708001600103522 IBAN: XK05 1708 0016 0010 3522. Adresa: Rr. George Bush, nn, 10000, Prishtina, Kosovë.

Ndryshe, Linja e Jetës i jep mundësinë të gjithë qytetarëve që të mund të flasin për shqetësimet e tyre duke bërë kështu të mundshëm parandalimin e vrasjeve apo vetëvrasjeve. /Telegrafi/