LAJMI I FUNDIT:

Chiellini në rolin e volejbollistit, i shpëton mrekullisht kartonit të kuq pas lojës me dorë

Chiellini në rolin e volejbollistit, i shpëton mrekullisht kartonit të kuq pas lojës me dorë

Giorgio Chiellini është i njohur për taktikat e tij të fshehta, por mbrojtësi i Lose Angeles FC pa dyshim e ‘zbuloi’ veten mëngjesin e së dielës pasi ndali me dorë njërin nga topat më flagrantë të qëllimshëm të parë ndonjëherë, por arriti ta shmang një karton të kuq.

Los Angeles FC i mbushur me yje tregoi edhe një herë forcën e tyre fitoi me rezultat të thellë 4-1 ndaj Real Salt Lake.


Në këtë ndeshje u pa një supergol i Gareth Bale, i cili vulosi rezultatin përfundimtar pas një aksioni të bukur individual.

Gareth Bale shënoi një gol të mrekullueshëm individual me Los Angeles FC
Lexo po ashtu Gareth Bale shënoi një gol të mrekullueshëm individual me Los Angeles FC

Megjithatë, një rast tjetër i ndodhur në minutën e 69-të ka ‘vjedhur shfaqjen’.

Akteri kryesor i kësaj ndodhie ishte legjenda italiane e Juventusit, Chiellini, i cili këtë verë u transferuar te klubi nga MLS.

Chiellini bëri prekjen më flagrante dhe të qëllimshme të topit me dorë, duke ndaluar një kundërsulm të Real Salt Lake.

Italiani e gjykoi gabim kërcimin e topit dhe zgjodhi të bënte një lëvizje të ngjashme me një volejbollist.

Megjithatë, gjyqtari nuk e vlerësoi aq të qëllimshme ndaljen e topit me dorë dhe i tregoi vetëm një karton të verdhë qendërmbrojtësit veteran. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli synon ta zëvendësojë Diazin me futbollistin shqiptar që shkëlqeu në Bundesliga

Liverpooli synon ta zëvendësojë Diazin me futbollistin shqiptar që shkëlqeu në Bundesliga

Premier League
Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

Hansi Flickut nuk i bën përshtypje ylli i Barcelonës – planifikon ta largojë nga ekipi

La Liga
Atalanta njofton Barcelonën për çmimin që duhet paguajnë për Edersonin

Atalanta njofton Barcelonën për çmimin që duhet paguajnë për Edersonin

Serie A
Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Manaj i jep lamtumirën Sivassporit pas një sezoni të jashtëzakonshëm, gati hapi i madh në karrierë

Ndërkombëtare
Mikel Arteta synon shitjen e yllit të Arsenalit pas paraqitjeve të dobëta në stërvitje

Mikel Arteta synon shitjen e yllit të Arsenalit pas paraqitjeve të dobëta në stërvitje

Premier League
Kylian Mbappe zbulon se kur do ta bëjë të ditur klubin e tij të ardhshëm

Kylian Mbappe zbulon se kur do ta bëjë të ditur klubin e tij të ardhshëm

Ligue 1
Kalo në kategori