LAJMI I FUNDIT:

Çun Lajçi fiton çmimin ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’ në Festivalin Internacional të Filmit në Romë

Çun Lajçi fiton çmimin ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’ në Festivalin Internacional të Filmit në Romë
Foto: Çun Lajçi/Facebook

Aktori i njohur shqiptar, Çun Lajçi, e ka pasuruar edhe me një trofe më shumë vitrinën e tij të çmimeve.

Kjo pasi ai është shpërblyer me çmimin ‘Aktori më i mirë në rol dytësor’ në eventin e ndarjes së çmimeve të filmit në Itali, Rome Internacional Movie Awards 2022.


Këtë çmim ai e ka fituar në sajë të rolit të tij në filmin “Sofia” me regji të Eduard Grishajt.

Lajmin e ka bërë të ditur vet aktori me prejardhje nga Rugova, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Ky është shkrimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Jam artist me çmim t’madh i thashë qenit që kërkonte ujë!
E shtune. Ditë me diell e kafiteri plot. Po njerëz pse kaq pak e pyesja vetën? Mos iken të gjithë n’det?
Me keqardhje po i numëroja qent endacak, n’Sheshin Nana Tereze. Ata shiheshin, që nga Ministria e Kultures deri të Teatri, se njerëzit ishin t’rrallë, të shtunden e djeshme.
Unë isha ulë n’kryqin e dy rrugëve. Asaj që t’çon poshtë të kinemaja ABC dhe kësaj tjetrës, që t’çon përpjetë, të Restorant Pishat!
Ah Pishat! Njiherë darkova me kompozitorin Engjëll Berisha, në ditëlindjen e tij, por ai vdiq e unë ma nuk shkova!
Çiftelin mundohesha me vu n’dyzen por jo me i ra si Sali Mani!
S’dojsha m’ua tërheqë vemendjen qenve, e qent afroheshin n’mungesë njerëzish. U merrnin erë librave e iknin.
Mos t’humbim kohë se nuk hahen shkronjat, sikur thonin!
S’me kishte shkua mendja të Gërmia! S’e kisha kujtua Dua Lipën e përformancën e saj. Jo pse s’e dua, përkundrazi, e pëlqej jasht mase, por meqë s’jam vip si pushtetarët, që t’me fusin mbrenda, pa me shqelmua rinia e policia, e kisha largua nga kujtesa. Kisha dalë me i shitë edhe pak libra t’bijes sime të ndjerë.
E pra mesditë ishte! Por rinia po flinte, ngaqë e kishin kalua natën nën qiellin e hapun t’Gërmisë e Sheshi ishte me qentë që i nuhasnin librat e mi!
Çiftelinë e vuna n’dyzen, por nga mbrapa, dikush mi mbylli sytë me shuplaka.
Qëlloja kush jam, foli!
Kot mi mbyllë sytë. Të mbyllun i kam që dy dekada i thashë, por ajo insistoj:
Dajë, qëlloja kush jam?
Duert i paske të buta. Za femne po, por kush dhe e kujt je, s’ia qëlloj, se e kam harrua edhe zanin tim, i thashë dhe vazhdova me i ra çiftelisë.
Me duel përpara. Ishte Aida. Vajza e Azem Shkrelit! Rreptë u çova dhe e mora ngrykë. S’di me kend u çmalla: Me vajzën time apo me nipin tim, lirikun e madh t’poezisë! Por e shtrëngova n’parzëm dhe i fola: Pres prishtinas e m’vjen nga Callgary çika e Azem Shkrelit! Kush t’kishte mendua ty, të librat e dajës, i thashë e n’çast u ngushtova që e gjet dajën tue shitë veprat e veta n’rrugë! U çmallem. N’ikje i mori 10 veprat e mia e s’harroi me m’thanë: Herdokur, t’pres n’Canada!
Dhe cingëron telefoni!
Urime për çmimin: “Artisti ma i mirë”, n’rolin kryesor, i festivalit të Romës, m’thotë Eduart Grishaj, regjisori i filmit Sofia, që e kishte marrë, poashtu çmimin, për regjisorin ma t’mirë të atij festivali!
Kisha harrua se kam ba film n’Theth, para dy vitësh.
Kisha harrua ku kam luejt e çka kam luejt, që kur fillova me luejt rolin e shitësit të librave!
Për cilin rol, e pyeta!
Për Malësorin, n’filmin “Sofia”, me tekst të At Zef Pëllumbit!
Dy artistë amerikan e nji australian i pate konkurent! Po kush e mund rugovasin, m’tha dhe e mbylli telefonin!
Jam artist me çmim t’madh i thashë qenit që kërkonte ujë, sheshit hallakamë të Prishtinës!
Po! Ky shitësi n’rrugë, asht artist i thashë qenit t’eçtuem! Madje me dekoratë!
Po! Ky po iu shkruen atyne, që s’dinë kush jam, jo deputetëve e ministrave, që m’rrinë karrshi, deri sa shes libra n’trotuar!
Ata e njohin vetëm Kryeministrin e ai e njeh vetëm vetvetën, e harron se i duhet edhe dashnia e popullit!?
Juve, që m’shihni rrugëve me libra, po ua dërgoj mirënjohje nga Roma, për filmin “SOFIA” të regjisorit Eduart Grishaj, që tua përkujtoj, atyne që m’udhëheqën, se kot e quejtën vetën Vipa.
Jo! Janë do artistë e do shkrimtarë që i njeh bota, para tyne”, shkruan Lajçi. /Telerafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Arta Nitaj është shtatzënë në pritje të fëmijës së parë

Magazina
Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj

Arbana Osmani bëhet aktore, do të luajë në filmin e ri të bashkëshortit të saj "The Passport"

Magazina
Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve

Përfundon sondazhi i Telegrafit për fituesin e Big Brother VIP Albania 3, garë e ngushtë mes dy konkurrentëve

Magazina
Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Largohen ish-banorët nga Big Brother VIP Albania, Meritoni-Ilnisës: Vetëm edhe nesër do flesh vetëm

Magazina
Ish Miss-i i ShBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan, 34-vjeçarja Glenis Zapata shfrytëzonte profesionin për të kaluar paratë e drogës

Ish Miss-i i ShBA arrestohet mes trafikantëve të kartelit meksikan, 34-vjeçarja Glenis Zapata shfrytëzonte profesionin për të kaluar paratë e drogës

Magazina
Kalo në kategori