LAJMI I FUNDIT:

Pas të shtënave ndaj Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, Lista Serbe akuzon ministrin Sveçla për provokime

Pas të shtënave ndaj Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, Lista Serbe akuzon ministrin Sveçla për provokime
Foto: Arkiv

Lista Serbe ka reaguar pasi njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Zubin Potok është sulmuar me armë zjarri, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Në një komunikatë për media, kjo parti ka thënë se dënon çfarëdo lloji të kërcënimit për sigurinë, mirëpo beson se autoritetet në Prishtinë po synojnë të paraqesin serbët si “njerëz negativë”.

“Lista Serbe dënon çdo lloj kërcënimi të sigurisë pa marrë parasysh se nga cila anë vjen, dhe ju bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve të Xhelal Sveçlës dhe pushtetit nga Prishtina që kërkojnë ta paraqesin popullin tonë në veri si negativë, dhe të krijojnë alibi për ndërhyrje të dhunshme dhe maltretim të popullit serb, nga Shtërpca deri në veri të Kosovës”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, transmeton Telegrafi.


“Nuk ka tensione dhe konflikte në mjediset serbe, kurse serbët jetojnë në paqe me shqiptarët, boshnjakët, goranët, romët e të tjerë, por kjo nuk i shkon për shtat Prishtinës, e cila pothuajse çdo ditë dërgon forcat speciale shqiptare të armatosura deri në dhëmbë në zonat e pastra serbe, të cilët pastaj maltretojnë ytetarët dhe të krijojnë kaos, në të cilin pësojnë të pafajshmit si Sreçko Sofronijeviq”, thuhet në reagim.

“Të nderuar qytetarë, duke e kuptuar gjithçka që na ka ndodhur në javët e fundit, duhet të ruajmë qetësinë për të mbijetuar dhe qëndruar në këto zona dhe për këtë arsye ju ftojmë të tregoheni të përmbajtur”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, Sveçla: Grupet ilegale serbe po mundohen të na pengojnë të kryejmë detyrën tonë
Lexo po ashtu Sulmet ndaj Policisë së Kosovës, Sveçla: Grupet ilegale serbe po mundohen të na pengojnë të kryejmë detyrën tonë

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se grupet ilegale serbe janë duke bërë përpjekje për të penguar punën e autoriteteve të Kosovës.

Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka komentuar sulmin e së shtunës ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Sipas Policisë, njësiti për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar 10 herë me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, por nuk ka të plagosur.

Policia e Kosovës sulmohet me armë në Liqenin e Ujmanit
Lexo po ashtu Policia e Kosovës sulmohet me armë në Liqenin e Ujmanit

Sveçla ka thënë se Policia ka qenë duke kryer kontrollin rutinor në këtë liqen.

“Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar, ose për t’i vrarë ata”, ka thënë Sveçla në një postim në Facebook.

Sipas ministrit, grupet ilegale serbe “tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe”.

Ai ka thënë se autoritetet nuk do të zmbrapsen nga kryerja e detyrave të tyre, “pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”.

Kjo nuk është hera e parë që sulmohet Policia e Kosovës.

Vetëm në prill të këtij viti janë regjistruar të paktën gjashtë sulme ndaj këtij institucioni. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë

Lajme
Kalo në kategori